Nga Sami Repishti
Emri ÇAM lidhet me emrin antik të lumit Thyamis (sot lumi Kalamas, në Greqi) që përshkon krahinën e Çamërisë, e që në ato kohë banohej nga fisi ilir i Thesprotëve.*
Gjeografikisht, Çamëria ka qenë pjesë e Epirit dhe vazhdon të jetë akoma. Por trajtimi i historisë antike të Çamërisë, nuk është objekti i këtij punimi. Këtu do të trajtojmë, në formë të përmbledhur, historinë moderne të Çamërisë, dhe kryesisht që nga viti 1878 dhe deri në ditët e sotme.
Shënime gjeografike
A – Hapësira
Aneksi i Memorandumit të paraqitur me 2 janar 1913 para Konferencës së Ambasadorëve në Londër nga përfaqësuesit shqiptarë, tregon se “Sanxhaku” i Çamërisë ndahet në katër “kaza” të ndryshme, si vijon:
1- Kazaja e Rashadijes (Çamëria) me 16.000 shqiptarë
2- ” e Filatit me 20.000 “
3- ” e Margëllëçit me 26.000 “
4- ” e Paramithisë me 13.000 “
5- ” e Lurës me qytetin krejtësisht shqiptarë, dhe me shtatë fshatrat që përbëjnë Laken e Lalovës, dhe pesë fshatra që përbëjnë Laken e Sulit e që janë shqiptarë.” (1)
(Në një Hartë të madhe të Europës, të vitit 1792, dhe të varur në mur në hyrje të Memorialit Thomas Jefferson, në Monticello, Charlotesville, Virginia, gërma e fundit e emrit ALBANIA është e vendosur në mes të Janinës dhe Prevezës).
Në një Peticion drejtuar Konferencës së Paqes, Paris 1921, nga përfaqësuesit e Komiteteve të Bashkuara të Shqiptarëve Irredente, vihen këto kufinj: në Jug, deti Jon; në Lindje, fshatrat Luc, Kukul, Vladar, Qafa e Cjapit; në Veri, fshatrat Korican, Fortesa e Sulit, Kakosuli, Kurila, Shkalla, Mikla, Mali i Selanit, Kalama; në Perëndim, Shteti Shqiptar i përcakton nga Protokolli i Firencës, 1913.(2)
Në një korrespondencë me Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) të Shqipërisë, datë 8 Shtator 1925, Ministri i Shqipërisë në Athinë, Mithat Frashëri, shkruan:
” Elementin shqiptar në Jug duhet ndarë në dy pjesë: a) elementi orthodoks, dhe b) elementi mysliman.
Orthodoksët, Greqia i quan si grekër meqenëse, sipas mentalitetit të Helenëve, një orthodoks nuk mund të jetë tjetër veçse grek.
Do të shqyrtojmë situatën e shqiptarëve myslimanë. Këta gjenden:
- a) Si popullatë kompakte në Çamëri, dua të them në zall të detit (bregdetit) që zgjatet nga (Kepi) Stilos gjer në Prevezë. Larg zallit gjejmë shqiptarë myslimanë në Janinë, Konicë, Voshtinë.
- b) Popullsi kompakte e dytë: Prefekturat e Follorinës e Kosturit, me 37 katunde dhe dy qytete, me afro 35.000 njerëz.
- c) Popullsia e përndarë (sporadike) në shumë qytete të Maqedonisë (Greke): Selanik, Karaferia, Vodena, Niausta, Katerinë, Allasonje, Kavallë. S’dihet numri i plotë i këtyre shqiptarëve, por mund të jetë gati 100.000 frymë, mbase më tepër dhe jo më pak….”(3)
Çamëria është “… një vend i ndodhur midis kufirit shqiptar në Veri dhe lumit të Fanarit në Jug, midis luginës së Janinës në Lindje dhe detit Jon në Perëndim, një vend që i përket pakicës shqiptare të Greqisë”, sipas një Peticioni nga Filati me datën 10 dhjetor 1934, “me një popullsi të tërë prej 35.000 frymë.”(4)
Në dhjetor 1936, nga qeveria Greke u krijua “Prefektura e Thesprotisë” me qendër Gumenicën. Prefektura varet nga Guvernatorati i Përgjithshëm i Epirit, që ka qendrën në Janinë.
“Guvernatorati i Janinës përmbledh katër<=”” p=””>
Thesproti (Çamëria), Prevezë, Artë e Janinë.
Prefektura e Thesprotisë (Çamëria) ka katër nënprefektura:
1- Gumenicë me 26 fshatra dhe 8.285 frymë.
2- Margëllëçi me 7 fshatra dhe 7.370 frymë.
3- Filati me 15 fshatra dhe 5.410 frymë.
4- Paramithi me 10 fshatra dhe 2.083 frymë.
Gjithsej 58 fshatra me 23.448 frymë.
Këto shifra nuk përfshijnë banorët e krishterë të kësaj Prefekture”. (5)
Në një studim më të vonshëm, (Atlasi Gjeografik i Botës, Athinë, 1974) rezulton se Prefektura e Thesprotisë ka një sipërfaqe prej 1.515 km2, (dhe një popullsi prej 40.684,-1971). Gumenica, qendra e Prefekturës ka 4.109 banorë.(6)
Në një aspekt më të gjerë, territori i Epirit paraqitet i ndarë kështu:
1- Thesprotia (Çamëria) 1.515 km2
2- Janina 4.890 km2
3- Preveza 1.077 km2
4- Kosturi 1.685 km2
5- Arta 1.612 km2
Gjithsej: 10.779 km2
Fjalori Enciklopedik Shqiptar, i botuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë (Tiranë, l985) e përcakton territorin e Çamërisë si vijon:
“Krahinë që përbën pjesën më jugore të trevave të banuara prej shqiptarëve; shtrihet gjatë bregdetit Jon dhe zgjerohet në Lindje deri në vargun e maleve që e ndajnë prej pellgut të Janinës. Nga Veriu ka kufi lumin Pavel, kurse në Jug Gjirin e Prevezës. Rripi i saj Verior me qendër Konispolin bën pjesë në Republikën e Shqipërisë, pjesa tjetër me vendim të Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913 i përket shtetit grek. Qendrat e banuara kryesore të Çamërisë janë: Filati, Gumenica, Paramithia, Margëllëçi dhe Parga që gjendet jashtë kufijve shtetërorë. Shtatë fshatra gjenden brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë, me qendër qytetin e Konispolit Banorët e Çamërisë janë marrë më tepër me bujqësi dhe blegtori. Ka qenë e zhvilluar edhe kultura e ullirit dhe e agrumeve. Vendbanimet kanë qenë të grumbulluara me shtëpi një e dykatëshe, të ndërtuara kryesisht prej guri. Nga pikëpamja gjuhësore – etnografike çamët lidhen me popullatën shqiptare të Jugut.”(8)
B.- Popullsia.
Popullsia e Çamërisë është shumë e vështirë të përcaktohet për arsye të dyndjeve të detyruara të shkaktuara nga persekutimet dhe dëbimet e njëpasnjëshme të qeverive të njëpasnjëshme greke, sidomos që nga viti 1912 – 1913.
Shënime të hershme, dhjetor 1912, tregojnë se ” nga nëntëdhjetëmijë (90.000) frymë që ka Prefektura e Çamërisë, e përbërë nga pesëdhjetëmijë myslimanë dhe dyzetmijë të krishterë, vetëm l8.000 (tetëmbëdhjetë mijë) frymë flasin gjuhën greke, dhe shtatëdhjetë e dy mijë që mbesin flasin gjuhën shqipe. Nga dyzetmijë frymët e Nënprefekturës së Delvinës që përbëhet nga dhjetëmijë të krishterë dhe tridhjetë mijë myslimanë vetëm pesë mijë, flasin edhe shqip, edhe greqisht dhe tridhjetë e pesë mijë frymë që mbeten, flasin vetëm gjuhën shqipe.”(9)
Aneksi i Memorandumit të paraqitur më 2 janar 1913 Konferencës së Ambasadorëve në Londër e përcakton atë të ketë më shumë se 75.000 frymë. (shih shënimin 1) Kjo shifër nuk përfshin Kazanë e Lurës, as Prevezën dhe Janinën (me popullsi të përzier).
Memorandumi i vitit 1921,<=”” p=””>
Vendi Shqiptarë Grekë
Filat 22.348 5.125
Gumenicë 19.126 –
Ajdonat 13.780 2.575
Margëllëç 15.723
Pargë 800 500
Gjithsej: 62.777 9.200(10)
Në një Peticion drejtuar MPJ, Tiranë më 1922, nga përfaqësuesit çame, Aqif Çami e Haki Musai shkruhet: “Me këtë gjendje kaq të keqe, populli çam që janë 60.000 myslimanë dhe 20.000 të krishterë shqiptarë janë në rrezik dhe pa asnjë proteksion.”(11)
Ish-deputeti çam, Ali Dino, në një apel drejtuar Kryeministrit grek, E.Venizelos, më 16 tetor 1923, shkruan: “Shkëlqesë! Kam nderin, si ish-deputet i Prevezës, (të ju shkruaj) në emër të dyzetmijë (40.000) shqiptarëve te Epirit me nënshtetësi greke (12)
Në të njejtën kohë, me një vendim të Këshillit të Ministrave, Tiranë, Nr.522, datë 29 tetor 1923, thuhet se populli çam”..numëron afro 60.000 njerëz të thjeshtë shqiptarë si nga gjuha si nga fisi.”(13)
Më 6 mars 1924, Ministri shqiptar në Athinë, Mithat Frashëri, i shkruan MPJ, Tiranë: ” Pas evaluimit tim, shqiptarët në Greqi (të Çamërisë, të Kosturit, të Follorinës dhe ata të përndarë në katundet e ndryshme), arrijnë numrin 60.000 frymë” (14)
Në një shkresë të MPJ, Tiranë, drejtuar Ministrit shqiptar në Londër, më 12 mars 1924, thuhet se “Qeveria shqiptare për të shpëtuar nga shkëmbimi 60.000 shqiptarët që rrojnë në Greqi, ka vendosur të marrë masa etj” (15)
Me një notë verbale, datë 8 maj 1924, MPJ Tiranë i drejtohet Legatës greke në Durrës:
“duke përjashtuar një pjesë fare të vogël, të gjithë shqiptarët e tjerë, numri i të cilëve arrin afërsisht 60.000, janë nga ata që vuajnë nga zbatimi i këtyre masave (të marrura nga qeveria greke) që u hoqën të drejtën për të zotëruar pasuritë e tyre.”(16)
Ferit Ypi, deputet i Folorines, në një leter drejtuar kryeministrit grek, E.Venizelos, me l9 maj l924, shkruan:” Në këtë kategori të minoriteteve janë edhe shqiptarët që banojnë në Greqi që përbëjnë 50-60.000.”(l7)
Në gusht 1924, MPJ, Tiranë, në një notë të dërguar legatave britanike, italiane e franceze tregon “shqetësimin serioz” për rezultatet e Komisionit Mikst (turko-grek të shkëmbimeve të popullsisë) dhe “largimin e detyruar të 50.000 shqiptarëve nga krahina e Çamërisë.”(18)
Në janar 1925, Mithat Frashëri, Ministër i Shqipërisë në Athinë, lajmëronte se:
“.38 katunde në Kostur dhe Follorinë, më afër 20.000 frymë u përzuen me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe sot po vdesin në Anadoll.” Dhe pesë muaj më pas, më 17 qershor 1895, qortonte: ” Shteti ynë (shqiptar) ka detyrë të mprojë35.000 çamër të Epirit” (19)
Dy muaj më vonë, më 31 gusht 1925, ai sqaronte:
“Shqiptarët myslimanë në Greqi ishin, në 1922, afër 100.000. Prej këtyre 35.000 rymë u përzuen nga të dy prefekturat e Kosturit dhe Follorinës, dhe gati 20.000 nga Janina, Preveza, Parga, përzenjë çiltazi ose tërthorazi kundër vullnetit të popullsisë, si dhe shpesh herë me pretendime, me shtërngime të zyrtarëve grekë (gjindarme dhe mufti) ose, më keq akoma, me dru dhe shkop të gjindarmit.”(20)
Më 10 dhjetor 1934, popullsia e Filatit, duke iu drejtuar Z.Jozef Avenol, sekretar i përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve, Gjenevë, shprehte ” nevojën e ngutshme sa më parë të sigurohen, për një popullsi prej 35.000 frymësh, ekzistenca e saj etnike, si dhe mundësia e jetës saj materiale.”(21)
Popullsia e Çamërisë është e vështirë të përcaktohet për arsye të lëvizjeve të shumta të shkaktuara nga dëbimet me dhunë, masakrat, dhe më në fund, eksodi tragjik i viteve l944 dhe l945. Simbas statistikava greke të vitit l951, në Çamëri 21.000 persona të krishtere u deklaruan me origjine shqiptare.(22) Këto statistika nuk pranojnë ekzistencen e çamëve myslimanë. Në një studim të botuar më l999, Sherif Delvina shkruan se “Çamëria banohet nga afër 70.000 frymë të quajtur çamë, nga të cilët 20.000 janë myslimanë.”(23)
Kjo shifër lë të besohet se në Çamëri jetojnë sot afër 50.000 të krishterë me kombësi shqiptare. Numri i çamëve myslimanë është vështirë të përcaktohet.
Shënime historike
Në historinë moderne të Çamërisë, kemi tri faza:
e para, fillon që nga Lidhja e Prizrenit (e Kongresi i Berlinit) 1878, dhe deri në pavarësinë e shtetit shqiptar, më 28 nëntor 1912.
e dyta, që nga viti 1912 dhe deri me sulmin italian kundër Greqisë, më 28 tetor 1940; dhe
e treta, që nga tetori 1940 deri në vitin l945.
Faza e parë.- Problemi i Çamërisë u ngrit për të parën herë në tryezat e diplomacisë europiane, si problem i Epirit, më 29 qershor 1878, në Kongresin e Berlinit, nga Ministri i Jashtëm i Greqisë, T.Deliyannis, i cili kërkoi që ishulli i Kretës, Thesalia dhe Epiri t’i jepeshin Greqisë nga Perandoria Osmane.
Mbas disfatës së bujshme turke në Plevna, dhe Traktatit të Shën Stefanit 1877, Stambolli deklaroi se do të fillonte një seri reformash. “Gjithashtu, u tha se administrimi i vilajetit të Janinës do të riorganizohej, me një barazi civile e politike.”(24) Historiani shqiptar, Stavro Skendi, është i mendimit se një deklaratë e këtillë u bë, të paktën pjesërisht, në përgjigje të Memorandumit të dërguar nga udhëheqësit e Shqipërisë së Jugut të mbledhur në Janinë në pranverën e vitit 1877. Kjo mbledhje e shqiptarëve u bë si rezultat i Konferencës së të Fuqive të Mëdha, të vitit 1876, mbajtur në Stamboll. Një konferencë e tillë përcaktoi kufij që preknin territoret shqiptare. Memorandumi i Janinës iu drejtua Qeverisë turke me kërkesën për një provincë të bashkuar të Shqipërisë, dhe për reforma që do të sillnin autonominë e entitetit të ri shqiptar që do të krijohej me kufij gjeografikë të përcaktuar. (25)
Në të njëjtën kohë, në Teqen e Frashërit, Abdyl Frashëri, thirri një mbledhje të përfaqësuesve të distrikteve të Shqipërisë së Jugut, orthodoksë e myslimanë, dhe “u paraqiti atyre një program, i cili, përveç vendosmërisë që të mos t’i lëshohej asnjë pëllëmbë tokë Greqisë, kishte kërkesa për një Shqipëri autonome brenda kuadrit të perandorisë otomane.”(26)
Më 18 qershor 1878, paria e qytetit të Shkodrës i drejtoi Kongresit të Berlinit (kryeministrit britanik Beaconsfield, më vonë Lord Disraeli-t) një Memorandum ku afirmohej ekzistenca e kombit shqiptar, e një territori të banuar kompaktësisht nga shqiptarët, si dhe e vendosmërisë së tyre të luftojnë me çdo mjet çdo përpjekje pushtimi, dhe nevojën për formimin e një Shqipërie të bashkuar dhe autonome.(27)
Dy javë më vonë, Greqia paraqiti kërkesën për aneksimin e Epirit. Franca kërkoi që e gjithë Thesalia dhe Epiri t’i jepeshin Greqisë, deri te lumi Kalama. Italia përkrahu Francën sepse kryeministri italian me origjinë arbëreshe, F.Crispi, besonte në një federatë shqiptaro-greke. Anglia e kundërshtoi. Gjermania dhe Austria gjithashtu.
Rezistenca e fortë e ushtrive të Lidhjes së Prizrenit detyroi diplomacinë europiane të rishikojë qëndrimin e saj. Kryeministri anglez, Gladstone, i shkruante ambasadorit anglez në Istanbul, Granville:
“Si një përpjekje e fundit (për të zgjidhur krizën turko-greke) le t’i ofrojmë Shqipërisë (kufirin) deri në (lumin) Kalamas – aty ku fillon territori i banuar nga grekët, një njohje formale dhe praktike të pavarësisë saj.”(28)
Por më 30 shtator 1878, anglezët ndryshuan qëndrimin nën presionin e elementit filohelen britanik.
Ndërkaq, jo vetëm Vjena, por edhe Berlini rishikuan disa pika të qëndrimit të tyre ndaj kësaj çeshtjeje (kërkesave greke). Të dy palët ishin të mendimit se nga tokat që do t’i kalonin Greqisë, duheshin përjashtuar viset shqiptare, d.m.th. Çamëria, duke përfshirë edhe Prevezën. Kancelari gjerman Bismarck deklaroi se:
“e ardhmja e Greqisë do të ishte e kërcënuar po të përfshinte ajo (Greqia) një pjesë të konsiderueshme të kësaj race luftarake të panënshtruar të shqiptarëve, që ajo as do t’i nënshtronte, as do t’i asimilonte.”(29)
Më 5 shkurt 1879, filluan negociatat e para greko-turke në Prevezë. Njëri nga delegatët ishte edhe shqiptari Abedin Bej Dino. Një muaj më parë, përfaqësuesit shqiptarë u mblodhën në Janinë dhe deklaruan se do të hedhnin poshtë çdo marrëveshje që lë tokat shqiptare në duart greke. Në këtë mes, Komiteti i Lidhjes së Prizrenit për Prevezën, nën kryesinë e Abedin B. Dinos ishte më aktivi, dhe mblidhej në shtëpinë e familjes Dino. Më 11 janar 1879, ky Komitet dekretoi:
“t’u drejtohen Fuqive të Mëdha të përfaqësuara në Kongresin e Berlinit duke shprehur refuzimin e Shqiptarëve të dorëzojnë Epirin Greqisëdhe gatishmërinë e tyre për të luftuar.”(30)
Më 18 mars 1879, Turqia i ofroi Greqisë një rrip toke paralel me kufirin ekzistues, dhe jo më shumë, me sqarimin se çdo koncesion do të krijonte shqetësim të madh tek shqiptarët. Grekët refuzuan ofertën, filluan aktivitetin e tyre ilegal me grupe terroriste, duke sulmuar edhe Himarën, por pa sukses.
Ndërkohë, Abdyl Frashëri e Mehmet Vrioni u nisën për Europë për të mbrojtur tezën shqiptare. Argumenti i tyre ishte se Epiri është i një rëndësie jetësore për të ardhmen e Shqipërisë së Jugut, për arsye të porteve të Prevezës, Artës, Gumenicës dhe Pargës, si dhe për kullotat. Ata përfundonin duke thënë se “Shqiptarët ishin të betuar të vdesin para se t’i dorëzonin Greqisë territoret e Prevezës, Artës, Janinës, dhe distriktet e tjera të Shqipërisë.”(31)
Më 15 qershor 1880, Konferenca e Ambasadorëve në Berlin i dha Greqisë gjysmën e Çamërisë, duke përfshirë edhe Janinën. Grekët e pranuan menjëherë. Turqia e refuzoi. Në atë kohë Ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë, ishte Abedin Pashë Dino.
Më 23 korrik 1880, Lidhja Shqiptare e Gjirokastrës kundërshtoi copëtimin e Epirit, edhe sikur Janina dhe Metzovo t’i lihen Turqisë. Një kuvend i 72 baballarëve bektashij, u shpreh se do të luftonin “deri në fund hyrjen e çdo fuqie të huaj.” Greqia u përgjigj duke nxitur kryengritje në Epir, dhe duke zbarkuar armë e municion në Gumenicë, dhe Murto (karshi Korfuzit). Ndërkaq, mobilizimi i vullnetarëve për vilajetin e Janinës arriti në 72.000 vetë, mbas një mbledhje të mbajtur në xhaminë kryesore, e cila vendosi për rezistencë kundër invazionit grek.
Në një konferencë të dytë të Ambasadorëve të mbajtur në Stamboll, më 21 shkurt 1881, Turqia propozoi një vijë që linte Janinën, Metzovën dhe Prevezën në Shqipëri, dhe më 24 maj, Konferenca e Ambasadorëve i la Greqisë vetëm Artën. Kjo mbylli mosmarrëveshjen e kufirit turko-grek. Në këtë fitore diplomatike duhet të njihet merita e madhe e shqiptarit Abedin Pashë Dino.
Është interesant komenti i fletores londineze “The Times”, në lidhje me situatën në Epir:
“Pikësynimi që grekët ndjekin është helenizimi i Shqipërisë. E tërë Shqipëria e Jugut bën tregtinë e saj nëpër Janinë, dhe se banorët e shikojnë këtë qytet si kryeqytetin e tyre. Ata jetojnë më së miri me grekët. Deri në këtë moment, aspiratat e tyre për të formuar një kombësi të dalluar besohet të jenë të dobëta dhe të papërcaktuara mirë; kështu, grekët shpresojnë së marrja e Janinës do të ndihmojë në shkrirjen e dy racave dhe do të jenë në gjendje të helenizojnë racën më të bukur dhe më luftarake të Europës juglindore.”(32)
Për 31 vjet me radhë, Greqia u përpoq të avancojë kauzën e helenizimit të Shqipërisë së jugut me arsim, pushtet fetar dhe terror deri në okupimin ushtarak të krahinës në vitet 1912 dhe 1913.
Faza e dytë karakterizohet nga okupimi ushtarak, përzënia me dhunë, shpronësimi i pronarëve shqiptarë dhe persekutimi sistematik i popullsisë shqiptare të Epirit, sidomos të Çamërisë, që mbeti jashtë kufijve ndërkombëtarë të Shqipërisë së vitit 1913.
Me sulmin grek në Çamëri fillon tragjedia e popullsisë shqiptare në Greqi. Hamdi B. Filati, kryekomandant i forcave vullnetare, duke iu drejtuar kryeministrit Ismail Qemali, në Vlorë, shkruante:
“Çamëria është lënë pa ushtarë e pa municione. Ka tetë ditë që po luftohet deri brenda në qytet. Në vend të shumë burrave me famë nga populli që dhanë jetën, po shtrëngohen gratë të rendin në luftë. Ndihma që qe shpresuar nga vëllezërit tanë të Gjirokastrës e të Beratit, nuk na erdhi. Kështu, Çamëria nga lajmet e fundit që na erdhën s’andejmi, është shkelur prej armikut”(33)
Një ditë më vonë, më 28 dhjetor 1912 delegatët e Çamërisë e Delvinës, i drejtohen Ismail Qemalit duke i shkruar:
“Kur ushtria greke pushtoi Sarandën, komitetet greke dhe kretase, numri i të cilëve arrin në 10.000 me pëlqimin e ushtrisë së rregullt greke, përveç që janë duke grabitur dhe shkatërruar pasuritë dhe pronat, posaçërisht të popullsisë muhamedane, por janë duke u prishur nderin grave. Kanë vrarë dhe kanë therë në mënyrë mizore fëmijët para syve të prindërve të tyre dhe kanë zhdukur krejtësisht popullsinë myslimane. Edhe disa bashkëatdhetarë të krishterë që kanë pretenduar (deklaruar) kombësinë shqiptare nuk kanë shpëtuar nga keqbërja e tyre”(34)
Akti i parë i tragjedisë shqiptare në Çamëri dhe Shqipërinë e Jugut po hapej me gjakun e viktimave të pafajshme shqiptare.
Ndërkaq, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, 1913, u pa qartë se forca greke kishte fituar mbi të drejtën shqiptare. Austria dhe Italia që përkrahnin Shqipërinë, hoqën dorë që Janina t’i mbetej Shqipërisë, përjashtonin të gjithë Çamërinë dhe qytetet shqiptare në Maqedoninë greke, duke përfshirë Janinën, Follorinën e Kosturin. Një vendim i këtillë doli se ishte fatal për popullsinë shqiptare të Çamërisë.
Kështu, Shqipëria, megjithëse doli si një shtet plotësisht i pavarur, u copëtua për afër dy të tretat e territorit kombëtar, dhe gjysma e popullsisë shqiptare u bë “pakicë kombëtare” në shtetet fqinjë. Greqia përvetësoi pjesën jugore të vilajetit të Janinës së bashku me një popullsi të konsiderueshme shqiptarësh orthodoksë dhe myslimanë. Brenda kësaj hapësire, “Greqia refuzoi të njohë dallimet etnike të orthodoksëve shqiptarë, si dhe identifikoi shqiptarët me turq. Kjo politikë e mosnjohjes përfundoi në persekutimin e plotë të gjuhës e të kulturës shqipe në Greqi, me përzënien e mijëra shqiptarëve etnikë në Turqi.”(35)
Menjëherë mbas ripushtimit të Çamërisë, mars 1918, me një Dekret të Qeverisë greke, çamët u ndaluan të blejnë, të shesin, ose të transferojnë pasuri të patundshme që u takonte atyre, megjithëse Dekreti ishte një shkelje e Nenit 6 të Traktatit të Paqes në mes Turqisë dhe Greqisë, të 14 nëntorit 1913. Si rrjedhim,
“Popullsia shqiptare e Çamërisë, jo vetëm që u detyrua të emigrojë në mënyrë masive në Turqi, por u detyrua të emigrojë pa asgjë dhe të lërë pronësitë dhe arat e bukës që për shumicën janë pasuria e vetme që kanë.” (36)
Lufta e Parë Botërore, 1914-1918, dhe më vonë aventura ushtarake dhe disfata e plotë greke në Azinë e Vogël, l921-l922, sollën një periudhë të re tensioni politik në Greqi që u transformua në aksione agresive ushtarake kundër shqiptarëve në atë vend. Por me kolapsin ushtarak grek dhe shkëmbimet e popullsisë në mes të Greqisë dhe Turqisë, ritmi i përzënies jashtë Greqisë të shqiptarëve myslimanë u rrit dhe mori përmasa makabre. Masat qeveritare ndaj myslimanëve shqiptarë që padrejtësisht iu nënshtruan “shkëmbimeve të popullsisë” u zbatuan me sistem dhe egërsi të madhe. Çeta andartësh dhe kriminelë profesionistë grekë si Cil Mastoras nga Paramithia, Qiamo Harillos nga Greqia e vjetër (Agrinion), Theodor Camathos nga Përmeti, e të tjerë bënë kërdinë në mes të shqiptarëve duke i vrarë, grabitur dhe shpronësuar me qëllim që të iknin në Turqi.
Më 24 prill 1924, MPJ Tiranë merrte këtë mesazh ku në mes të tjerash thuhej:
“Shqiptarët e Karbunarës në Çamëri kanë mbetë në rrugë të madhe në Selanik, sepse nuk duan të shkojnë në Turqi. Gjendja e tyre është e mjerueshme e janë për t’u dhembsur; rrinë nëpër llamarina të lënë nga Inglizët në rrugë të Perëndisë, askush nuk u del zot; nga papasja lypin nëpër xhamia, e rrugës”(37)
Shkëmbimi i paligjshëm i popullsisë shqiptare të Çamërisë, ose më mirë dëbimi i shqiptarëve myslimanë të Çamërisë, u bë me gjithë premtimet e dhëna nga zyrtarët e qeverisë greke, se ajo Qeveri:
“nuk ka asnjë qëllim të shkëmbejë myslimanët me origjinë shqiptare”. “Shqiptarët”, deklaroi përfaqësuesi grek Kaklamanos në Konferencën e Lozanës në mes Turqisë dhe Greqisë, “banojnë në një krahinë të përcaktuar mirë, në Epir. Në qoftë se ata janë bashkëbesimtarë me turqit, ata nuk janë aspak bashkëatdhetarët e tyre.” Z. Kaklamanos është i mendimit se një deklaratë e tillë duhet të mjaftojë”(38)
Kjo deklaratë greke, në dukje e qartë, përmbante dy të meta që do të dëmtojnë më vonë popullsinë shqiptare.
E para, këtu zihet me gojë vetëm “Epiri” dhe lihet i pazgjidhur problemi i shqiptarëve jashtë Epirit, si p.sh. në Maqedoninë greke, të cilët u dëbuan pa mëshirë dhe tërësisht.
E dyta, shprehja “me origjinë shqiptare” u keqpërdorua nga grekët sikur kupton “vetëm ata që kanë lindur në Shqipëri, ose baballarët e tyre kanë lindur në Shqipëri.” Në atë kohë, në Greqi kishte afro 5.000 shqiptarë të këtillë.(39)
Dhuna dhe metoda e presionit grek kundër shqiptarëve, u rritën aq shumë sa që nga Shqipëria filluan të ngrihen zëra që kërkonin nga qeveria shqiptare të merrte të njëjtat masa kundër pakicës grekofone në Shqipëri. Këshilli i Ministrave në Tiranë, me 29 nëntor 1923, vendosi të bëhen përsëri demarshe pranë Lidhjes së Kombeve (L.K.) për veprimet e sipërtreguara “duke kërkuar këmbimin (e shqiptarëve) me grekofonët e Shqipërisë, dhe në qoftë se edhe prej demarsheve të bërë nuk do të shihet fruti i dëshiruar, atëherë të autorizohen autoritetet shqiptare për të marrë masat e sipërpërmendura (regjistrimi i shtëpive, i arave, i gjithë mallit etj) reciproke kundër grekofonëve që ndodhen në Shqipërinë Jugore.”(40)
Meqenëse këto demarshe nuk prodhuan ndonjë rezultat, konsulli shqiptar në Gjenevë, B. Blinishti, i shkruante qeverisë shqiptare me 2 janar 1924:
“Pas një mendimi të pjekur, zgjidhja e vetme që shikoj për të rregulluar këtë çështje të pasurive është hyrja në marrëdhënie të drejtëpërdrejtë me qeverinë greke, dhe duke i kërkuar asaj të kryejë shkëmbimin e detyrueshëm të popullsisë shqiptare-greke, duke marrë si bazë për këtë këmbim marrëveshjen për këmbimin e popullsisë greko-turke të 30 janarit 1923.
Vetëm duke ia shtruar qeverisë greke problemin në këtë mënyrë mundet, ndoshta në rast se kjo nuk do të dëshironte këtë këmbim, t’a detyrojmë atë të pranojë kërkesat tona që 1)të mos dëbohet elementi shqiptar nga Greqia; dhe 2)ligji mbi shpronësimet e tokave të mos zbatohet për ata.”(41)
Më 5 janar 1924, MPJ Tiranë i drejtohej Legatës shqiptare në Athinë:
“Mbasi nuk mundemi të lamë çamët tonë t’ikur nga Greqia të marrin rrugën e arratisë në Turqi ose gjetkë, do të jemi, doemos të shtrënguar t’i vendojmë në vend të grekofonëve, po në atë porcion, si nga numri edhe nga pasja gjer ku të mundet.”(42)
Dhe më 12 mars 1924, MPJ Tiranë i drejtohej Mehmet Konicës në Londër:
“Sikur që bëmë të ditur telegrafisht, Qeveria Shqiptare për të shpëtuar nga shkëmbimi 60.000 shqiptarë që rrojnë në Greqi, ka vendosur të marrë masa raprezalje kundër grekofonëve që rrojnë në Shqipëri.”(43)
“Një ditë në fjalë e sipër, ” shkruan Mithat Frashëri, “Z. de Marcilly, Ministër i Francës (në Athinë) më tha këto fjalë: “Grekët e dinë mirë cilët janë turq dhe cilët janë shqiptarë. Po duan të grabisin pasurinë e shqiptarëve. Prandaj, duan edhe t’i përzënë.”(44)
Ndërkaq, persekutimet e çamëve vazhduan me egërsi dhe asnjë masë nuk u muar nga qeveritë shqiptare, që në vitin 1924 ndryshonin çdo tre muaj, dhe kur stabiliteti i Shqipërisë u trondit, sidomos mbas revolucionit të qershorit 1924. Kjo gjendje e rëndë gjeti shprehjen e saj në një mesazh nga Ministri shqiptar në Athinë, Mithat Frashëri, heroi i ditës për problemin çam, i cili shkruante nga Parisi, më 15 dhjetor 1924:
“Domethënë se Greqia, Turqia dhe Komisioni Mikst i shikojnë shqiptarët si plaçkë pa vlerë, i dëbojnë nga shtëpitë e tyre, u grabisin pasurinë, dhe tani i trajtojnë si robër dhe duan t’i mbajnë me pahir në Anadoll që të vdesin.”(45)
Dhe tetë muaj më vonë, ky diplomat i shquar i drejtohej Z. Eric Colban, Drejtor i Seksionit për Pakicat i LeK me këto fjalë:
“Ata (shqiptarët e Maqedonisë) në numër 35.000 u flakën në rrugë dhe u dërguan në Anadoll me forcën e shkopinjve të xhandarëve grekë e nën vështrimin tolerues të funksionarëve të Komisionit Mikst . Këto 35000 shqiptarë duan të kthehen në Shqipëri”(46)
Duket se kërcënimet e Qeverisë shqiptare bënë një lloj efekti në Qeverinë greke dhe Komisionin Mikst. Me 14 mars 1924, “Komisioni vendosi që nënshtetasit grekë të besimit mysliman me origjinë shqiptare, të vendosur në Epir, janë te përjashtuar nga shkëmbimi i detyrueshëm i popullsisë, i paraparë nga Konventa (turko-greke)”(47)
Përfaqësuesit e Komisionit Mikst pranuan misionin e ngarkuar, dhe vërtetuan se ka patur shkëmbime të detyrueshme shqiptarësh myslimanë gjatë dy viteve, 1923-1924, kur qeveria greke vepronte pa asnjë kontroll. Por kur qeveria shqiptare kërkoi që e gjithë pakica kombëtare shqiptare në Greqi të mbrohej gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm e L.K., u përgjigj se Komisioni Mikst do të kufizohej vetëm me mosdëbimin e detyruar të popullsisë shqiptare myslimane të Çamërisë. Një qëndrim i këtillë linte përsëri në mëshirën greke një popullsi që nuk gëzonte asnjë të drejtë .Kështu që çamët vazhduan të keqtrajtohen, të dëbohen dhe të përjashtohen nga çdo pjesëmarrje ose përfaqësim në organet e shtetit grek.
Mospërfillja nga Lidhja e Kombeve dhe rreziku i dëbimit të plotë të çamëve detyroi qeverinë shqiptare që më 25 korrik 1924, të njoftojë publikisht agjensitë e huaja të lajmeve, se në kondita të këtilla, qeveria shqiptare do të detyrohej të dëbonte pakicën grekofone nga Shqipëria, për të vendosur atje çamët e dëbuar nga Greqia.(48)
Gjendja e çamëve në Greqi po vështirësohej çdo ditë e më shumë. Më 7 tetor 1924, kryeministri i Shqipërisë, Imzot F. S. Noli, firmosi një deklaratë mbi të drejtat e pakicave kombëtare në Shqipëri, dhe kërkoi që pakicës çame në Greqi t’i njihen të gjitha të drejtat ashtu si pakicës greke në Shqipëri.
Përfaqësuesi grek, zoti Dendramis, tha se Greqia nuk është akoma e obliguar të respektojë traktatin e Sevrës (greko -turk ) të vitit 1923, sepse nuk është ratifikuar akoma, prandaj nuk pranon kërkesën shqiptare.
Me rekomandimin e ambasadorit italian, Imperiali, delegati britanik Fisher, kërkoi nga përfaqësuesi grek, nëse ai mund t’i shkruante qeverisë së tij që të zbatojë për çamët klauzolat e Traktatit të Sevrës. Delegati grek tha se nuk ka kompetenca për këtë veprim.(49)
Kundërshtimi grek në të vërtetë (50)
Më 30 tetor l924, Legata shqiptare në Athinë merrte këtë Memorandum nga “banorët çamë të Margëlliçit”:
“Shkëlqesë!…E shohim tepër të nevojshme të sjellim në dijeni të Z. j. se veprimet dhe masat e kohës së fundit të autoritetit lokal (grek) kundra enteve të përgjithshme të popullit tonë të mjerë, kanë kalue “kufinë, sa nuk është e mundur të durohen më!” Sistemi të cilin përdor Qeverija në kurriz të popullit të mjerë çam, të m’besoni dhe të jeni të bindur, e padyshim se në kohë shumë të afërshme do ta shfarosi krejt e nga themeli dhe keni për të dëgjuar vajin e fundit të mallëngjyer të krahinave të Çamërisë…”(51)
Nga ana e tij, Mithat Frashëri, i tronditur nga tragjedia që po mbështillte kryesisht popullsinë myslimane çame, i drejtonte këtë thirrje dëshpëruese Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë:
“Z. Ministër,
…Për fat të keq nuk u bë gjë gjer më sot (për përzënien e grekofonëve nga Shqipëria). Kështu që tani, Greqia elementin shqiptar të Greqisë e pakësoi përgjysëm, ata që mbetën i mundon me çdo mënyrë, kurse elementin grekofon të Shqipërisë po e forcon indirektërisht dhe kërkon mprojtjen e tij.
Më duket se edhe tani s’është vonë. Grekofonët e Gjirokastrës duan ekspulsuar, atehërë edhe çamët, nëqoftëse nuk rrojnë dot në vendin e tyre, do të kërkojnë të venë dhe të instalohen në Shqipëri… Në mos u marrshin këto masa, kam frikë, Zoti Ministër, se elementi shqiptar do të fiket, dhe ay që do të mbetet do të demoralizohet, pa kujtuar që edhe Greqija po përgatit sundimin e saj mbi “Epirin e Veriut”(52)
Dhe, më 21 janar l925, M.Frashëri i shkruante përsëri Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë se:
“….Janë 38 katunde, 24 në Kostur dhe l4 në Follorinë, afro 20.000 frymë. Këta u përzunë me dru nga shtëpitë e tyre dhe sot po vdesin në Anadoll”. Tetë ditë më vonë, ai shtonte: “Që në fillim kam vrapuar të rrëfej mendimin tim, pasi e studiova punën dhe pashë realitetin lakuriq, autoritetet greke kanë qëllim që të përzënë elementin shqiptar, ta shtërngojnë të ikënjë, t’i grabisin pasunin. Përpara këtij realiteti, kam prekonizuar masa reciproke, raprezalje, mbi elementin grekofon të Shqipërisë.”(53)
E kundërta ngjante në Shqipëri. Jo vetëm që grekofonët nuk ndiqeshin, por ata fitonin të gjitha të drejtat civile e politike të qytetarit të lirë. “Njerës të ardhur sot prej Epirit,” shkruante Mithat Frashëri për Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë,”më njoftojnë se në qarqet zyrtare të asaj prefekture greke (Janinës) mbretëron ky mendim:
“Greqia ç’kishte për të fituar në Epir të Veriut, i fitoi. Grekofonët e Shqipërisë kanë deputete, shkolla, kisha, funksionarë, liri të plotë, civile dhe politike. Edhe Qeverija shqiptare ka bërë premtim që të mirret në kabinet edhe një Ministër grek. Pra tani më s’kemi më frikë, dhe duam që të shpëtojmë nga elementi shqiptar i Epirit, që të mos mbetet një kundërpeshë (contre-poids) për helenizëm, dhe të mundim të punojmë me shpënguarë në Shqipëri të Jugësë…”(54)
Pese dite më vonë, më l7 qershor l925, po ky diplomat shqiptar në Athinë, përfundonte: “…Qëkurse kam ardhur si Ministër i Shqipërisë këtu në Athinë, jam bindur që qeverija greke ka ndjekë dy qëllime:
- Të përzërë nga Greqia gjithë shqiptarët sa janë, duke u grabitur pasuninë.
- Pasi të shpëtoje nga kjo barrë, të sigurojë helenizimin dhe aneksimin e Korçës dhe Gjirokastrës. Gjithë punët, veprimtaritë, aktet e autoriteteve greke priren drejt këtij qëllimi. Nuk shoh as më të paktin përjashtim. Të përzënët me dru të 30.000 Shqiptarëve të Kosturit dhe Follorinës; refuzimi i të njohurit të nënshtetësisë shqiptare; sjellja sistematike kundër çameve, tëra këto janë fakte të kthiellta…”(55)
Edhe në nëntor l925, Qeveria greke, në kundërshtim me çdo marrëveshje të mëparshme, udhëzon përfaqësuesin e saj në Komisionin Mikst (të këmbimeve) që të arrihet një marrëveshje me homologun e tij turk në Komision për shkëmbimin e “…5.000
(56) një aksion që u kundërshtua nga Lidhja e Kombeve.
Shkatërrimi i popullsisë shqiptare në Greqi vazhdoi i pandërprerë, dhe më 5 janar l926, Mit’hat Frashëri lajmëronte nga Athina se, “…Mjerisht s’kanë besim të madh çamët te Shqipërija, edhe kjo nga shkaku se nuk kanë parë ndonjë fakt konkret për interesin dhe dhembshurinë e Shqipërisë.”(57) Një rast elokuent është ai i fshatrave Gardhiq dhe Dragum, dy fshatra krejtësisht shqiptare, siç shihet në telegramin e tyre dërguar Asistentit (Përfaqësuesit) të Shqipërisë pranë Lidhjes së Kombeve, nga Athina, më l3 shkurt l926:”Nëqoftë, Z. (Qenan)Mesare, se je vërtet përfaqësonjësi i Shoqërisë së Kombeve, edhe nëqoftëse me të vërtetë kjo Shoqëri e Kombeve respekton parimet e njerëzisë dhe të qytetërimit, ju lutemi, në Emër të Perëndisë, të bëni demarshet e duhura…”(58) Këto dy fshatra u zbrazën për të liruar shtëpitë dhe tokat e tyre për refugjatët grekë nga Anadolli. Duke iu drejtuar Komisionit Mikst, dhe Përfaqësuesit të Turqisë, më l9 shkurt l926 ata shkruajnë:
“Në emër të 800 banorëve të fshatrave Gardhiq dhe Dragum, ne kemi ardhur në Athinë për t’iu lutur Qeverisë sonë të madhërishme greke dhe Presidentit të saj të madh Pangalos, që të lirojnë Gardhiqin dhe Dragumin nga refugjatët dhe të na kthehen pasuritë tona tërësisht. Ne jemi shqiptarë të gjithë dhe asnjë nuk do të largohet nga Greqia. Ju lutemi t’i jepet urdhër Zotërijve Slieben e Floridhi (kryetar e N/Kryetar të Nën-Komisionit, Komisioni Mikst i Epirit) të pushojnë përndjekjet ndaj nesh dhe kërcënimet për shpërngulje. Ne nuk do të nisemi kurrë.”(59)
Cinizmi i politikës greke u bë i qartë edhe nga deklarata e Z. Mitromakti, drejtor i zyrës së këmbimit (të popullsive), e bërë para Z. Ghazali Nusret Beu nga Janina:” Unë nuk të jap të drejtën tënde, se nuk dua të hap një portë për të drejtat e myslimanëve; mos u lodh kot, se ne kemi kaq muhaxhirë (grekë nga Anadolli) që po vdesin… ne duam që të marrim edhe ato pasuri që kanë akoma myslimanët, edhe ato do t’i marrim…”(60)
Më 28 dhjetor 1927, Zv. Konsulli shqiptar në Korfuz raportonte se “…Është gjë e pakontestueshme se çdo person, familje ose katund mysliman të Çamërisë, në sy të autoriteteve greke konsiderohet si Turk dhe aspak nuk shifet si Minoritet shqiptar në Greqi…” dhe se “…Minoriteti shqiptar në Çamëri kurrë ndonjë të drejtë njerëzore ose divine (hyjnore të shenjtë) nuk gëzon nëse nuk është e drejta e vdekjes.”(61)
Pikërisht në këtë kohë, kemi edhe “Komunikatën për Anëtarët e Këshillit” të përgatitur nga organet e Lidhjes së Kombeve “për gjendjen e minoritetit shqiptar në Çamëri” në Gjenevë, datë 29 dhjetor l927″(C.662.l927.I) ku numërohen ankesat e popullsisë shqiptare si vijon:
Myslimanët e Epirit janë të shtyrë të nisen për në Turqi.
Shtëpitë e fushat e tyre jane zënë nga grekët.
Ata nuk gëzojnë asnjë nga të drejtat njerëzore.
Ata nuk kanë shkolla.
Ata nuk kanë as deputetë, as kryetar bashkie, as pojak (roje fushe)”.
Kjo politikë ostracizmi nga ana e Qeverisë greke konfirmohet edhe me shkresën zyrtare që Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Iliaz Vrioni, i dërgon Z.Eric Drummond, sekretar i përgjithsëm i Lidhjes së Kombeve, Gjenevë, ku theksohet se të gjitha “Konvencionet dhe Traktatet” e lidhura në mes të dy shteteve ose nuk janë ratifikuar ose instrumentet e ratifikimit nuk janë këmbyer, dhe se Qeveria shqiptare: “…s’ka muejtë me kuptue arsyet e qëndrimit të Qeverisë greke”, duke shtuar se “…pasuritë e shqiptarëve në atë vend gati përgjithësisht janë ekspropriuar” dhe se “…ashtë për t’u çuditur se në të gjithë Çamërinë s’ka asnjë shkollë shqipe në mënyrë që çamët janë të kondemnuar (të dënuar) të mos përfitojnë nga të mirat e arsimit në gjuhën amtare.”(62)
Në këtë kohë kemi edhe kërkesën për shkolla shqipe si kërkesë numër një të paraqitur nga çamët në peticionet e tyre drejtuar Qeverisë greke dhe Lidhjes së Kombeve. Kërkesa e dytë është kthimi i pasurive të konfiskuara ose të rrëmbyera me dhunë.
Meqenëse një pjesë e popullsisë çame u largua dhe u vendos në Shqipëri, Qeveria shqiptare nxori “Dekretin për vendosjen e Emigrantëve” të datës 2 shtator l931. Neni 1 thotë:
“Gjithë ata persona, të lanun jashtë kufijve të Shqipërisë independente, që janë shqiptarë prej gjaku dhe gjuhe , pa ndryshim feje dhe seksi , të cilët tue u shpërnguel nga vendet e origjinës së tyne, vijnë në Shqipnien e lirë me qëllim vendosje dhe mos këthyemjeje përsëri në vendet e tyne, kanë të drejtë me u instalue si emigrantë në Shqipëni, në konformitet me dispozitat e kësaj ligje”(63)
Mbas përpjekjeve të shumta të Qeverisë shqiptare dhe ndërhyrjeve të vazhdueshme, qoftë pranë Qeverisë greke, qoftë pranë Lidhjes së Kombeve, më në fund, më l5 qershor l933, Qeveria greke me dekretin Nr. 735, përcaktoi pozitën juridike të shqiptarëve në Greqi. Në Raportin e dërguar Ministrisë së Jashtme shqiptare nga Athina, shpjegohet se ky ligj “…zgjedh çështje për të cilat interesohen persona që mbajnë nenshtetësinë shqiptare, ose janë prej origjine shqiptare dhe që qëndrojnë, ose në Greqi, ose jashtë, përveç Turqisë, dhe për të cilët nuk ka dalë vendim prej Komisionit Mikst ose prej nën-komisioneve të tij për të caktuar nenshtetësinë e tyre.”(64)
Presioni ndërkombëtar i Lidhjes së Kombeve për kthimin e pasurive të shqiptarëve të shpronësuar krijon një panik në mes të Grekëve, sidomos të atyre që kishin uzurpuar pasuri shqiptare, dhe “…tani duan që të bëjnë me ikë edhe këta që kanë mbetur, dhe për këtë gjë kanë ujdisur me post-komandantin e Karbunarës, i cili u vete natën në shtëpi dhe i frikëson me pushkën para fëmijëve, tue u thanë se ja do të shkojnë nga katundi, ose përndryshe do t’i shuaj të gjithë.”(65) Gjithashtu, Qeveria greke filloi organizimin e mitingjeve të forcuara të popullsisë shqiptare për dërgime telegramesh Lidhjes së Kombeve duke deklaruar së gëzojnë të gjitha të drejtat në Greqi, si dhe formimin e “komiteteve Vorio-epirote” e regjistrimin e “vullnetarëve” me qëllim që t’i hedhë në Shqipëri për të krijuar trazime, duke vazhduar njëkohësisht mohimin e të drejtave për shkolla shqipe në Greqi. (Një pjesë e vogël e rinisë çame u dërgua për studime fillore e të mesme në Shqipëri, kryesisht në Sarandë, ku punonte konvikti “Çamëria”)
Më l0 dhjetor l934, 73 shqiptarë nga Filati i dërguan një Memorandum Sekretarit të Përgjithshëm të LsK, Joseph Avenol, ku në mes të tjerash thuhet se angazhimet e marrura nga Qeveria greke me Traktatin e Sevrës të l9 Gusht l920, parashikojnë “…ruajtjen e disa të drejtave, lidhur me pakicat dhe posaçërisht mësimin e gjuhës së saj amtare.” Kërkohet “të sigurohen, për një popullsi të tërë prej 35.000 frymësh, ekzistenca e saj etnike si dhe mundësia e jetës së saj materiale.”(66)
“Qeveria greke mban pothuajse në të gjitha fshatrat e Çamërisë, shkolla fillore: në qytetin e Filatit dhe në Paramithi shkolla të mesme, si dhe shkolla normale për vajza të reja. Në të gjitha këto shkolla, fëmijët e një popullsie pastërtisht shqiptare, arsimohen vetëm në gjuhën greke e pa u lejuar qoftë edhe arsimimi fetar në gjuhën amtare…
Neni 7 i Traktatit të sipërpërmendur në lidhje me mbrojtjen e pakicave në Greqi parashikon:
a) Një sistem zgjedhor që mban parasysh të drejtat e përfaqësimit të pakicave etnike.
b) Që dasia e fesë ose e kombësisë nuk duhet të dëmtojë asnjë shtetas grek për pranimin e tij në punët publike……
Me gjithë këto zotime, Qeveria greke:
a)Kurrë nuk ka lejuar, pavarësisht nga 35.000 banorët shqiptarë…përfaqësues të kësaj pakice të dërgohen në Dhomat legjislative greke.
b) nuk ka pranuar kurrë që një çam shqiptar të marrë pjesë në jetën publike, të jetë emëruar funksionar ose, të paktën, pojak (rojtar fushe);
c) Kurrë nuk ka lejuar që elementi shqiptar të ketë shkolla në gjuhën e vet…dhe njëkohsisht nuk ka lejuar futjen e botimeve të çfarëdoshme në gjuhën shqipe, dhe nuk ka lejuar që ata që nuk flasin greqishten, të ankohen pranë xhandarmërisë në gjuhën e tyre;
d)Kurrë autoritetet shkollore greke nuk kanë lejuar ekzistencën e një shkolle shqiptare dhe shqipja nuk është mësuar në shkollat qeveritare;
e)autoritetet e Reformës Agrare p.sh. në Paramithi vepruan duke bërë thjesht konfiskimin e të të gjitha tokave dhe pronave që u përkisnin shqiptarëve (në kundërshtim me nenin 99 të Ligjit mbi Reformën)”(67)
Vetëm dy vjet më vonë, më l936, Qeveria greke bëri të ditur se planifikonte hapjen e disa shkollave shqipe për nxënësit shqiptarë të Çamërisë, por mësuesit do të ishin shqiptarë grekofonë. Më 20 mars l936, konsulli shqiptar në Janinë, lajmëronte emrat e 5 (pesë) mësuesve grekofonë të caktuar për pesë shkolla të Çamërisë. Më 9 prill l936, përfaqësuesit diplomatikë shqiptarë në Athinë protestuan emërimet e bëra dhe insistuan të hapen l6 shkolla shqipe dhe jo vetëm pesë, si dhe emërimin e mësuesve shqiptarë për shkolla shqipe. Ndërsa, më 20 maj l936, duke përshkruar gjendjen e rëndë që mbretëronte në tërë Çamërinë, Konsulli shqiptar në Janinë arrinte në këtë përfundim: “Shfarosja e çamëve shqiptarë, përhapja e idesë pan-helenike, ndër orthodoksët kudo që ndodhen dhe zaptimi i Shqipërisë Jugore janë vijat kryesore të politikës së Guvernatoratit të Janinës që ndiqet kundrejt Shqipërisë. S’ka dyshim se kjo politikë inspirohet dhe aprovohet imtësisht prej Qeverisë Qendrore (greke)”(68)
Në prill l936, erdhi në fuqi qeveria e diktatorit pro-fashist grek, Gjeneral Joannis Metaxas, me një program reaksionar dhe ksenofob. Vetëm një muaj më vonë, 25 maj l936, prefekti i Gjirokastrës i raporton Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë se grekët po bëjnë çdo lloj torturash mbi çamët myslimanë, dhe se: “…në këto ditët e fundit akuzojnë çamët se gjoja këtyre u janë dërguar një sasi armësh nga ana e Italisë dhe Shqipërisë në krahinat e Margëllëçit e gjetkë për të bërë kryengritje kundër grekëve.
Autoritetet greke, këto keqpërdorime e tortura i bëjne pse shqiptarët e Çamërisë kërkojnë shkolla shqipe…”(69)
Me l3 qershor l936, Drejtoria e Shtypit, Tiranë, u drejtohet drejtorive të gazetave “Besa”, “Arbëria”, dhe “Vatra”, duke u përcjellur një korrespondencë të ardhur nga Çamëria “…dhe një përkthim të fletores janinote “Ipirotikos Agon” nga të cilët, e para, tregon mizoritë që po u bëhen çamëve nga autoritetet greke, dhe, e dyta, për të qortuar autoritetet për masat e marra, pohon se në Çamëri nuk ka aspak çështje kryengritjeje, dhe çamët, njerëz të urtë, nuk kërkojnë veç të lihen të qetë të punojnë tokat e tyre.
Njëkohësisht, u dërgohet edhe shkurtimi i deklaratës së Kryeministrit grek (J.Metaxas) bërë fletores “Aneksastitos” në të cilën vetë Kryeministri përgënjeshtron akuzën që i bëhet çamëve (për armët).(70)
Më l9 nëntor l936, Konsulli shqiptar në Athinë i shkruante Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë: “…dy vjet më parë, autoritetet greke vinin njerëz të cilët sistematikisht vrisnin ata çamë patriotë shqiptarë që nuk i përuleshin propagandës së tyre. Tash e kanë ndërruar taktikën: i shkatërrojne familjet çame duke i varfëruar me mënyra të tërthorta, si për shembull me pengime administrative të ndryshme, ashtu edhe me persekutime direkte me anë internimesh, bastisjesh nëpër shtëpi, rrahje, burgosje, frikësime etj.”(71)
Mbas l8 vjet mohimesh e hezitimesh, në fund të vitit shkollor l937-38, Qeveria greke lejoi funksionimin e dhjetë shkollave shqipe, si vijon:
Filat, me 85 nxënës
Lopes , me 75 nxënës
Smerta, me 14 nxënës
Nista , me 40 nxënës
Sollopi , me 27 nxënës
Gurrësi me 16 nxënës
Mazerek , me 80 nxënës(të gjithë shqiptarë)
Grikohor , me 50 nxënës
Karbunara nuk funksionon për mungesë arsimtarësh shqiptarë
l0. Vrohona ” “
…Jemi larg rezultatit të dëshirueshëm. Por nga ana tjetër kemi avantazhin e rëndësishëm se në Çamëri po mësohet gjuha shqipe. Me këtë hap u krijua një precedent i favorshëm për minoritetin tonë”.(72)
2 Më 27 Shkurt l939, i njëjti Konsull shqiptar në Janinë i drejtohet Legatës Mbretërore të Shqipërisë në Athinë: “…lajmet e ardhura prej Çamërije janë këto:
Transferime (mësuesish) nuk janë ba deri sod.
Në Margëllëç (Margaritë) ka qenë emnue si mësues i gjuhës shqipe Z.Musa Rusi e në Varfani (Parapotamo) si i këtillë ka qenë emnue Z.Hafiz Adili. Të dy këta persona janë mësues besimi, dhe as njeni, as tjetri, nuk e dijnë gjuhën tonë me shkrim e me këndim…”(73)
Më 7 Prill l939, Italia fashiste invadoi ushtarakisht Shqipërinë, dhe popullsia çame u la në mëshirën e politikës antishqiptare të Qeverisë greke të Gjeneralit Metaxas, dhe u bë mish për top i propagandës fashiste, dhe shërbëtorëve të saj në Tiranë, në përpjekjet e tyre për ndërtim të “imperatorisë romane” në Gadishullin Ballkanik, dhe pellgun e Mesdheut. Ambasadori grek B.P.Papdakis, i dalluar për qëndrimet e tij antishqiptare shkruante: “Italia përvetësoi Shqipërinë më 7 prill l939. Tani, nuk ishte më problemi i Vlorës, ose i një mandati (mbi Shqipërinë), por një inkorporim që, nën maskën e një “bashkimi personal”, nuk ishte tjetër veçse një aneksim i qartë dhe i padyshimtë”.(74)
Tetëmbëdhjetë muaj më vonë, Qeveria greke, duke ndryshuar qëndrimin e saj, akuzonte Shqipërinë, viktimë e agresionit fashist, dhe e “aneksionit të qartë dhe të padyshimtë” si “bashkëpunëtore” në sulmin fashist kundër Greqisë. Ky qëndrim i paprincip i politikës zyrtare greke ka lënë një mbresë të fortë dhe negative në historinë bashkëkohore të dy vendeve fqinjë.
Faza e tretë: tetor l940- l945.
Akti i pare, l940-l941:Zhvillimet politike.-
Në prill të vitit l936, në Greqi, erdhi në fuqi Gjenerali Joannis Metaxas. Për shqiptarët çamë ky zhvillim politik ka qenë ogurzi. Atmosfera politike që solli diktatorin Metaxas në fuqi, u përcaktua nga ambasadori amerikan në Athinë, Lincoln MacVeagh, si “një gjendje ku mbeturinat e shizmës kombëtare (greke) vazhdojnë të mbajnë vendin në një gjendje pothuajse të përhershme trazirash dhe pasigurie.”(75)
I ardhur me parullën “ligje dhe rend publik”, kryeministri Metaxas, pro-nazist për bindje, ishte i vendosur të shtypte çdo kundërshtim të brendshëm duke përdorur kartën e “rrezikut të jashtëm” dhe atë të “gogolit komunist”. Krahas me kërkesat liberale, sidomos të klasës punëtore të infiltruar nga elementë komunistë që konsideroheshin si kërcënim për rendin ekzistues, kryeministri Metaxas rreshtoi edhe pakicat kombëtare, dhe kryesisht shqiptarët e besimit mysliman, si elementë të rrezikshëm, ashtu siç bënin të gjitha regjimet reaksionare.
Më l8 maj, Th.Skylakakis, një figurë reaksionare dhe i vetë-deklaruar si armik i demokracisë, u emërua Ministër i P. të Brendshme të Greqisë, i ngarkuar me problemet e sigurimit të shtetit. Me l6 shtator, kryeministri Metaxas deklaronte për “Revue de la Presse Athenienne”: “Unë mund të them, pa kaluar në hollësira, se Greqia në të ardhmen do të organizohet si një shtet koorporativ(fashist). Të gjitha përpjekjet dhe aktet tona synojnë këtë formë qeveritare”(76)
Nga masat e marra nga Qeveria greke ishte edhe formimi i një organizate rinie të modelit fashist, kufizimi i lirive civile dhe politike duke përfshirë edhe censurën e fjalës së lirë dhe shtypit, dhe ndjekjen e elementëve me prejardhje jo-greke. Në Çamëri, qeveria greke solli kolonizatorë grekë dhe i vendosi në tokat e pronat e shqiptarëve, duke përdorur propagandën e “reformës agrare”, me qëllim që të ndryshohej struktura e popullsisë vendase. Shqiptarët u detyruan të ndryshojnë emrat dhe të adoptojnë emra grekë. Çdo kundërshtim i këtyre veprimeve qeveritare paguhej me internim dhe konfiskimin e pasurisë.
Në l938, prefekti i Gumenicës ndaloi përdorimin e gjuhës shqipe në vende publike, kafe, zyra e të tjera, dhe popullsia shqiptare që nuk fliste greqisht u detyrua të paguajë “përkthyesin”. Për çamët u ndalua edhe kënga shqipe.(77)
Politika e paramenduar e qeverive te njëpasnjëshme greke synonte pengimin e hapjes së shkollave shqipe dhe të arsimimit shqip të fëmijëve çamë, ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqipe, botimin e çdo libri, reviste, ose gazete shqipe, formimin e çdo klubi shoqëror, artistik, kulturor ose sportiv, pengesa për çdo botim shqip të mos bjerë në duart e shqiptarëve të Çamërisë dhe pa dyshim, të ndërpresë çdo kontakt në mes të kësaj popullsie shqiptare dhe Shqipërisë. Çdo gjurmë e një zgjimi kombëtar e diktuar tek shqiptarët çamë, të krishterë ose myslimanë, shihej nga autoritetet greke si “një krim kundër helenizmit”. Qëllimi final i kësaj politike të asgjësimit ishte: e para, shkombëtarizimi i shqiptarëve dhe, e dyta, helenizimi gradual i tyre.
Në një përqindje të madhe ata ia dolën në objektivin e parë me “spastrimin etnik” të viteve l944-45 për çamët myslimanë, ndërsa, me ndihmën e Kishës greke u sigurua suksesi i politikës së asimilimit për çamët orthodoksë.
Edhe pse në raport me popullsinë, Çamëria duhej të kishte disa deputetë në Parlamentin grek, ajo nuk i pati kurrë. Makinacionet dhe ndarjet e zonave elektorale i hiqnin të drejtën për të pasur përfaqësuesit e saj në parlament. E njëjta gjë ngjau edhe me këshillat bashkiake, dhe me komunat, ku njerëzit nuk zgjidheshin, por emëroheshin, për t’i prerë udhën ardhjes së elementit shqiptar.(78)
Ky qëndrim konfirmohet edhe nga kryekonsulli i Shqipërisë në Janinë, Xhemil Frashëri, në raportin e tij dërguar Ministrisë së P. të Jashtme,Tiranë:” Sipas një urdhëri të Guvernatoratit (të Epirit) Prefektura e Thesprotisë (Çamëria) po përgatit organizimin e komunave në një mënyrë që qendrat e tyre të jenë në fshatra ku popullsia(është) krejtësisht, ose në shumicë, e krishterë.”(79)
Qëndrimi grek kundrejt popullsisë shqiptare të Çamërisë përshkruhet edhe në raportet konsullore shqiptare drejtuar Qeverisë shqiptare. Njëri nga këto Raporte, datuar me 20 maj l936, tregon se:
“Në këtë keqsjellje (greke) d.m.th. rrahje, burgime dhe internime, Guvernatorati i Epirit, me qendër në Janinë, përpiqet të realizojë këto pika:
Të tmerrojë çamët shqiptarë që të mos kërkojnë shkolla shqipe.
Të trondisin dhe të shuajnë ndjenjat e tyre shqiptare.
Të frikësojnë, që çamët të mos guxojnë të dërgojnë djemtë e tyre nëpër shkolla të Shqipërisë, që të mbeten gjithmonë analfabetë dhe pa udhëheqës me dituri për të mbrojtur të drejtat e tyre.
Të shkatërrojnë çamët ekonomikisht që, për një kafshatë buke të bëhen veglat e tyre satanike për të futur ndasi midis tyre .
T’i mërzisin që të ikin
“Shfarosja e çamëve shqiptarë, përhapja e idesë helenike ndër orthodoksët kudo që ndodhen dhe zaptimi i Shqipërisë jugore janë vijat kryesore të politikës së Guvernatoratit të Janinës që ndiqet kundrejt Shqipërisë. S’ka dyshim se kjo politikë inspirohet dhe aprovohet imtësisht prej Qeverisë Qendrore.”(80)
Megjithatë, këto prirje diktatoriale të Qeverisë greke u konsideruan si “kalimtare” nga bota e jashtme, ndërsa opinioni publik grek kishte adoptuar formulën “shohim e bëjmë”. Kjo indiferencë pati të paktën një përjashtim me rëndësi, Ambasadorin amerikan MacVeagh. Ai e quajti kryeministrin Metaxas “një Frankenstein fashist, dhe një gjeneral i stërvitur në Gjermani,” në letrën që i dërgoi Presidentit amerikan F.D.Roosevelt, me 6 mars l939.(81)
Kjo atmosferë diktatoriale u rëndua edhe më shumë mbas pushtimit fashist të Shqipërisë, më 7 prill l939. Ambasadori MacVeagh raportonte se “Greqia është frikësuar deri në vdekje nga problemi shqiptar dhe e kupton tani se koka e saj është në gojën e ujkut të (fuqive) të Boshtit që përparon.”(82)
Shenjat e para të kësaj frike shihen edhe në trajtimin e rezervuar familjes mbreterore shqiptare. Me l0 prill l939, “Associated Press” raportonte se “familja mbretërore e Shqipërisë pritet të vazhdojë udhëtimin e saj për në Egjipt, sepse qëndrimi i saj më gjatë në Greqi është bërë një gjendje e padëshirueshmeTheksohet gjithashtu se Greqia nuk ka treguar asnjë shenjë që zyrtarë të Qeverisë shqiptare në ikje do të fitojnë të drejtën e azilit politik.”(83)
Me 8 prill l939, kryeministri Metaxas i telegrafonte ministrit grek në Romë: “Unë jam plotesisht i bindur se asgjë nuk do të turbullojë në të ardhmen miqësinë tonë tradicionale që bashkon të dy popujt tanë (grek dhe italian), dhe që lidhjet miqësore dhe bashkëpunimi paqësor do të fillojnë tani në mes nesh.”(84) dhe siguronte njëkohësisht edhe Conte Ciano-n se: “Qeveria greke ka njohur për një kohë të gjatë rolin e Italisë në Mesdhe, si një faktor të një rëndësie të dorës së parë, dhe ka ndjekur rrugën e vendosjes së marrëdhënieve krejtësisht të përzemërta me Italinë që tani është fqinji ynë në det dhe në tokë.”(85)
Në studimin e tij, Shqipëria në Luftë, l939-l945, Prof. B.J.Fischer shkruan se: “Greqia, ashtu si Jugosllavia, Bullgaria, Rumania dhe Britania e Madhe pranuan kërkesën italiane që të mbyllen legatat shqiptare (ajo në Athinë përfaqësonte sovranitetin e Shqipërisë) dhe të hapet një konsullatë e përgjithshme; me një fjalë, Greqia pranoi pushtimin fashist të Shqipërisë.”(86)
Me humbjen e sovranitetit të Shqipërisë, i vetmi autoritet në gjendje për të vepruar ishte qeveria italiane. Prandaj, ndërhyrja e vetme, dhe e padëshirueshme për fatin e çamëve shqiptarë në këto momente kritike për vetë ekzistencën e tyre, erdhi nga Qeveria e Romës, dhe çakejt e tyre në Tiranë. Më l0 maj l940, Ministri anglez në Durrës, Mr. Ryan, njoftonte Foreign Office-n se Partia Fashiste Shqiptare kishte dërguar dy emisarë shqiptarë në Selanik, me qëllim që të formohej një organizatë fashiste nga shqiptarët në Greqi. Paria shqiptare në Greqi refuzoi, dhe kërkoi nga emisarët të largohen menjëherë dhe sa më parë nga Greqia.”(87)
Ndërhyrja fashiste mori formën e një fushate të ashpër propagandistike në lidhje me keqtrajtimin e pakicës kombëtare shqiptare në Greqi, dhe me akuzat për vrasjen e shqiptarëve çamë, siç ishte rasti i vrasjes dhe dekapitimit të Daut Hoxhës. Ambasadori MacVeagh ishte i mendimit se akuzat ishin “pa baza” dhe se kjo “ishte një përpjekje për të zgjeruar Shqipërinë.”(88) Ndërsa një ditë më vonë, më l4 gusht l940, ai shkruan:” Ka mundësi që Italia nuk është për një rishikim të kufijve shqiptarë. Kjo (Çamëria) dhe Korfuzi në këtë moment nuk kanë rëndësi- por ajo që Italia kërkon janë koncesione në disa sektorë të tjerë me rëndësi vitale.”(89)
Italianët vazhduan përforcimet e tyre ushtarake në kufirin grek dhe jugosllav me Shqipërinë, duke akuzuar grekët për çdo lloj krimi. Në fakt, më 22 gusht l940, edhe MacVeagh shkruante në Ditarin e tij: “Sot, pritet që grekët të fillojnë armatosjen e bandave bashibuzuke me qellim që të terrorizojnë shqiptarët në të dy anët e kufirit.”(90)
Dy ditë më vonë, MacVeagh shënon se duket që: “Qeveria italiane, në qoftë se sulmon Greqinë, do të nxisë <‘Qeverinë shqiptare’ të kërkojë (rishikimin e kufijve) dhe të fillojë një aksion diplomatik”(91) Po atë ditë, Ministria e P.të Jashtme greke njoftoi se hyrja në Gjiun e Artës është e minuar.” Siç duket ideja është të vështirësohet okupimi i Prevezës, qytet që shënon kufirin jugor të kërkesave shqiptare” shkruante Ambasadori amerikan.(92) Zona e Epirit u mobilizua krejtësisht, divizione greke u vunë përballë forcave italiane në kufirin shqiptar.
Më 29 gusht l940, gjatë vizitës së tij tek kryeministri grek Metaxas, Ambasadori MacVeagh shpjegon se i pyetur në se do të ftohej në Vjenë (ku bisedohej problemi i Transilvanisë, Hungari-Rumani), “Gjenerali Metaxas u pergjigj se një konferencë e këtillë duhet të marrë parasysh kërkesat e të gjitha pakicave (kombëtare) të këtij vendi, dhe pyeti në se unë isha i mendimit që italianët do të diskutojnë edhe pakicën greke në Shqipëri dhe Dodekanezin.”(93) Në fakt, një ditë më vonë, Conte Ciano, i Italisë, deklaronte se problemi i pakicave shqiptare duhej zgjidhur një ditë.
Me l2 tetor l940, gjermanët okupuan Rumaninë. I tërbuar, Mussolini urdhëroi të sulmohej Greqia me gjithë kundërshtimet e gjeneralëve italianë, dhe raportet e Ministrit italian në Athinë, E.Grazzi, se Greqia ishte e përgatitur mirë, dhe se “çamët nuk dëshironin të luftonin kundër Greqisë.”(94) Me 28 tetor l940, Italia fashiste sulmon pa provokim Greqinë. Në këto momente vendimtare, Greqia nuk mungoi të sulmonte publikisht Shqipërinë si “bashkëfajtore” për sulmin fashist, në vend që të kultivonte urrejtjen ekzistuese anti-italiane në mesin e shqiptarëve. Greqia pretendonte (95)
E vërteta është se shqiptarët, si popull, nuk e kanë njohur asnjëherë okupimin fashist të Shqipërisë. Prof. B.J.Fischer shkruan se: “me përjashtime të vogla, opinioni publik në Tiranë shkonte nga indiferenca në përbuzje të hapur”Më vonë, Conte Ciano pranonte:” Unë e shoh në sytë e disa patriotëve zjarrin e zemërimit dhe lotët që rrjedhin në fytyrat e tyre. Shqipëria e pavarur nuk ekziston më.”(96)
Prej 6-ll nandor l940, në betejën e Metzovës, italianët u thyen për të mos u ngritur përsëri, dhe grekët pushtuan prefekturat e Korçës dhe Gjirokastrës. Në takimin e tij me kancelarin gjerman, A.Hitler, Mussolini u vuri fajin shqiptarëve. “Në të vërtetë, shqiptarët treguan një mungesë të theksuar entuziazmi për të dy palët. Forcat e armatosura shqiptare luajtën një rol të vogël në mbështetje të italianëve. Mussolini deklaronte se dy batalione shqiptare ishin ngjitur çdo divizioni italian që invadonte Greqinë. Ndërsa kjo është padyshim një ekzagjerim, të paktën dy batalione të milicisë fashiste shqiptare, “Tomori” dhe “Dajti”, luftuan kundër grekëve në zonën e Korçës,” simbas dokumenteve diplomatike britanike.(97)
Prof. B.J.Fischer shpjegon: “Partia Fashiste Shqiptare ka qenë një grup oportunistësh që shpresonin të përfitonin materialisht nga lidhjet e tyre me okupatorin fashist. Kur ata u gjendën në kondita të vështira, dhe fushatë malore kundër një armiku të vendosur, njësitë shqiptare ose dezertuan, ose kaluan në masë në anën tjetër (të grekëve). Ata që mbeten luftuan kaq keq sa më në fund u tërhoqën dhe u mbajtën në kampe përqendrimi në Shqipërinë qendrorePse shqiptarët refuzuan të ndihmojnë Italinë është e qartë. Italianët shikoheshin si okupatorë, dhe irredentizmi tek ata nuk ishte aq i gjerë (l06)
Ky qëndrim negativ grek u shfaq me hyrjen e ushtrisë greke në Korçë, 23 nëntor l940. “Të gjitha manifestimet publike shqiptare u ndaluan, dhe okupatorët e rinj u përpoqën të krijojnë një lëvizje pro-greke në mes të popullsisë orthodokse. Por kur grekët filluan të flasin për bashkim të mundshëm me Greqinë të prefekturave të Korçës dhe Gjirokastrës, shqiptarët protestuanKy dështim i zhgënjeu grekët që, për ndëshkim, filluan burgosjen dhe internimet në thellësi të Greqisë të një numri të madh shqiptarësh, nga të cilët shumë ishin ish-miq të tyre.”(l07)
Në zonën e okupuar, grekët nuk lejuan asnjë ndihmë të jashtme për popullsinë shqiptare, dhe refuzuan vullnetarë shqiptarë të luftonin kundër Italisë. Qëllimi kryesor ishte të mohohej krejtësisht kontributi shqiptar në këtë konflikt. “Grekët ndoshta ishin të shqetësuar (nga pjesëmarrja shqiptare) për efektin afatgjatë të mendimit politik, dhe nuk pranuan faktorin ushtarak (të dobishëm) me afat të shkurtër.”(l08)
Nëntë ditë mbas bisedës me ambasadorin amerikan, Z. Delmonzo i Ministrisë së P. Jashtme greke deklaronte hapur per Swen Alland, diplomat suedez në Athinë, se”Qëndrimi i Greqisë është të nxjerrë Italinë jashtë Shqipërisë, për hir të të gjithë Ballkanit.” Ai shpreson të mbajë Shqipërinë e Jugut për vete dhe të rifitonte Dodekanezin. Pjesa tjetër e Shqipërisë do të mbetej e pavarur.”(l09)
Në këto ditë, më 29 janar l941, vdiq kryeministri Metaxas. Ai u zëvendësua nga financieri Aleksandër Koritzis. Por politika e tij antishqiptare vazhdoi dhe përfundoi të bëhet njëra nga shtyllat e politikës qeveritare greke. Në këtë kuadër duhen vendosur ngjarjet e hidhura në Çamëri gjatë viteve l940 dhe l945. Që në fillim, çamët nuk u lejuan të mbajnë armë si ushtarë, por u dërguan në reparte pune të rëndë. Në këtë mënyrë, “Greqia tregoi mungesën e besimit. Ky veprim jo vetëm që i ligështoi çamët, por u dha atyre përshtypjen se atdheu i tyre grek i konsideronte të huaj dhe të dyshimtë.”(ll0) Qeveria greke arrestoi në Filat dhe në gjithë Çamërinë të gjithë krerët shqiptarë dhe i internoi ata në ishujt e Greqisë. Shumica e tyre nuk u kthyen të gjallë. “Ky internim ishte një gabim fatal, sepse krijoi hendekun e parë në mes të shtetit dhe Çamërisë.”(ll1)
Si rrjedhim, Qeveria greke e ndërgjegjshme për shtypjen e ushtruar kundër popullsisë shqiptare të Çamerisë, dhe e frikësuar nga një kundërveprim, urdhëroi internimin me dhunë të shumë shqiptarëve çamë, meshkuj mbi moshën l6 vjeçare, dhe i koncentroi në ishujt e Egjeut, Chios, Medelin, Korynth, Lefkada etj. Gjatë udhëtimit të forcuar, çamët u akuzuan nga grekët se ishin “robër lufte” dhe se do të trajtoheshin si të tillë, “sepse kanë vrarë bijtë e popullit grek”. Kjo lloj propagande rriti intensitetin e urrejtjes në mesin e popullsisë lokale greke, dhe shkaktoi mjaft akte të rënda hakmarrjeje, dhe keqtrajtimi për të internuarit. Në disa raste, çamët vdiqën nga uria, sepse u mohohej buka dhe ushqimi.
Kjo vijë zyrtare veprimi vazhdoi edhe mbasi duke i dhënë Greqisë një pjesë të tokës shqiptare. Por kjo nuk u realizua, sepse më 27 mars l941, në Jugosllavi u bë revolucioni që rrëzoi Princin Paul dhe ata që kishin firmosur paktin Tripalësh”(ll3)
Mbas sulmit gjerman, dhe kapitullimit të ushtrisë greke, italianët pushtuan një pjesë të Greqisë, duke përfshirë edhe distriktet e Janinës, Thesprotisë, dhe Prevezës, me një popullsi prej 300.000 banorësh. Me kapitullimin e Italisë, shtator l943, gjermanët u perpoqën të mobilizojnë forcat shqiptare që të lehtësonin kalimin e tyre nëpër Shqipëri.
“Mjaft udhëheqës të Çamërisë u treguan të gatshëm të bashkëpunojnë me gjermanët, sepse të gjitha shpresat që mund të bashkoheshin me Shqipërinë vareshin në Gjermani Por këto shpresa nuk do të realizoheshin asnjëherë. Mbas një vonese të konsiderueshme, Neuebacher (përfaqësuesi i Hitlerit në Ballkan) vendosi që zgjidhja e mundshme e këtij problemi ishte një shkëmbim i popullsisë çame me grekët e Shqipërisë së jugut, por edhe kjo politikë nuk u zbatua asnjëherë.”(ll4)
Është pikërisht në këtë moment kritik për Çamërinë që filloi tërheqja gjermane nga Greqia, dhe u krijua mundësia e operacioneve të bandave të Gjeneralit Zervas për “spastrimin etnik” të Çamërisë nga popullsia shqiptare. Qartazi, qeveritarët grekë nuk e kanë harruar asnjëherë këtë moment të vështirë për vendin e tyre, dhe efekti psikologjik që u krijua tek ata shpjegon – por natyrisht nuk justifikon – dëshirën e tyre, të kthyer në obsesion që “problemi shqiptar” duhej zgjidhur njëherë e përgjithmonë, cilidoqoftë shpjegimi i dhënë. Si rrjedhim, kemi keqtrajtimin e popullsisë çame, kryesisht myslimane, gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore dhe mosbesimin reciprok që lindi si rezultat i kësaj atmosfere, e që solli më në fund, “spatrimin etnik” të Çamërisë më l944-45. Kështu, qeveritarët grekë do të mund të deklaronin, ashtu siç bëjnë sot, se “nuk ekziston një problem çam”.
Arsyetimi i kesaj politike bëhej me akuzën e “bashkëpunimit me okupatorin”, një akuzë që tingëllonte mirë në veshët e botës së qyteëtruar. Zëri i viktimave të tragjedisë çame në Greqi u mbyt nga zhurma e luftës akoma e pambaruar, dhe nga propaganda e shfrenuar e shtetit grek në l944 dhe l945 e deri sot.
Faza e dytë e tragjedisë çame (l941-45) gjatë viteve të vështira të Luftës së Dytë Botërore kërkon a) njohjen e gjendjes politike në Greqi në ato vite, sidomos më l944 dhe l945, si dhe b) individin kryesor përgjegjës për këtë tragjedi, Gjeneralin grek Napoleon Zervas.
Mbas disfatës gjermane në Stalingrad, l942-43, propaganda naziste filloi të trumbetojë një “rol të ri” për Gjermaninë: Gjermania naziste si kështjellë mbrojtëse e Europës kundër komunizmit. Shumë udhëheqës politikë në “Europën e okupuar” u gënjyen nga kjo propagandë. Si rrjedhim, “aleanca” të çuditshme dolën si këpurdhat mbas shiut në të gjithë Europën, duke përfshirë edhe Greqinë. Shumë antikomuniste greke filluan të afrohen me okupatorin nazist gjerman, jo aq për simpati të veçantë për nacional-socializmin, sa nga frika e një fitoreje të forcave komuniste në Greqi.
Si rrjedhim i ketij qëndrimi, në prill të vitit 1943, politikani i vjeter, Iannis Rallis, u bë kryeministër i Greqisë, me pëlqimin “e heshtur” të shumicës së “politikanëve” të paraluftës. E gjithë kjo, kishte për qëllim të luftohej kundër ardhjes në fuqi në Greqi të një regjimi të mundshëm pro-EAM, organizatë politike-ushtarake e dominuar nga Partia Komuniste Greke (PKG). Me një fjalë, në Greqi “antikomunistët” i kërkuan Rallis-it “të sakrifikohet” për hir të Greqisë.(ll5)
Më 2 prill l943, si hap të parë, Qeveria Rallis dekretoi një ligj që parashikonte krijimin e “Batalioneve të Sigurimit” dhe bëri thirrje për “vullnetarë”. Në këtë ndërmarrje komprometuese, Rallis u përkrah plotësisht nga oficerët “republikanë” (venizelistë) duke përfshirë edhe ish-kryeministrin Pangalos. Ndërkaq, në Greqinë veriore u krijua ELAS-i, si krahu ushtarak i organizuar nga EAM-i, dhe i dominuar nga Partia Komuniste Greke.
Me kapitullimin e Italisë, 25 shtator l943, këto “Batalione të Sigurimit” mbyllën boshllëkun e lënë nga Adminstrata italiane e okupacionit, dhe u bënë një forcë e konsiderueshme në vend. Ndërhyrja e menjëhershme gjermane e forcoi këtë gjendje, duke ndihmuar në organizimin e gjindarmërisë dhe policisë greke të Qeverisë Rallis. Në të njëjtën kohë, terrori i ushtruar nga çetat dhe batalionet komuniste të EAM-it kundër popullsisë frikësoi shumë qytetarë, të cilët vendosën të mobilizohen në “Batalionet e Sigurimit”, dhe filluan “pastrimin” e elementit komunist në Greqi, duke përfshirë edhe internimin e familjeve të elementit komunist. Në bashkëpunim të ngushtë me okupatorin nazist, këto njësi greke zhvilluan ofensiva të përbashkëta kundër njësive ushtarake pro-komuniste. Kjo situatë vazhdoi deri në mbarimin e okupacionit nazist në Greqi, shtator-tetor l944, kohë në të cilën kishte akoma rreth 8.000 veta në “Batalionet e Sigurimit”, të armatosur dhe të gatshëm të luftojnë komunistët e EAM-ELAS-it.
Në këtë vijë veprimi, lufta kundër komunistëve grekë gjatë tërheqjes gjermane përfshinte grekë dhe gjermane, dhe më në fund edhe misionet ushtarake të ndërlidhjes britanike (ML), të njohura për një politike antikomuniste pa asnjë kompromis në Greqi.
M.Mazower shpjegon: “Këtu, gjendemi para një kombinacioni politik të turbulltë, përballë një politike “nacionaliste” të fshehur, një botë shumë e pabesë dhe e rrezikshme, ku rezistenca nuk perjashtonte bashkëpunimin me okupatorin, dhe ku shërbimet në përkrahje të Wehrmacht-it gjerman justifikoheshin me shpjegimin se janë të nevojshme për të shpëtuar Greqinë nga e Majta (të kuqtë). Në Athinë, p. sh. anëtarët e EDES-it ( organizatë e kryesuar nga Gjenerali Zervas) hynë në shërbim të “Batalioneve të Sigurimit”, ndërsa personalitete të shquara të EDES-it kultivonin lidhje të ngushta me Qeverinë (kuislinge) të kryeminstrit RallisIshte një kompozicion përherë e më shumë vicioz i forcave të koalicionit kundër-revolucionar.Një zyrtar britanik komentonte në konfidencë se “Batalionet (e Sigurimit) janë të përbëra nga elementë që janë afërsisht 70 përqind mirëdashës të Aleatëve, e të cilët do të ishte gabim t’i largojmë.”(ll6)
Në këtë pikë kaq të ulët për partinë e Gjen.Zervas, EDES, britanikët ngulën këmbë që ai të këpusë marrëdhëniet e tij me miqtë e tij në Athinë. Megjithatë, Gjenerali Zervas vazhdoi të lozë lojën e dyfishtë në terren. “duke përmbajtur sulmet kundër trupave gjermane lokale, dhe duke mbajtur një oficer ndërlidhës në shtabin gjerman në Janinë,” simbas dokumenteve diplomatike britanike.(ll7)
Nuk është një koinçidencë e rastit, por një atmosferë politike e përshtatshme për forcat reaksionare greke, që në qershor l944, “bashibozukët” e Gjeneralit Zervas, të ndihmuara nga forcat ushtarake të kolaboracionistit Kolonel Dertilis, komandant i “batalioneve të Sigurimit”, një pro-nazist i deklaruar, dhe mik për njëzet vjet i Gjeneralit, filluan sulmet kundër fshatrave shqiptare të Çamërisë, me një pikësynim final: “të spastrojë” zonën e Epirit nga e gjithë “popullsia jo-greke” d.m.th. shqiptarët çamë. Akuzat se çamët kanë qenë “bashkëpunëtorë” me italianët e gjermanët janë “akuza” të shtruara sidomos, nga forcat greke më të komprometuara nga “bashkëpunimi” me okupatorin në Greqinë e okupuar, nga elementë si Gjenerali Zervas, Koloneli Dertilis, “Batalionet e Sigurimit”, Gjindarmëria dhe Policia (të stërvitura nga nazistët) etj. Në një mesazh që P.E.E.A. (Këshilli Popullor i Grupit ELAS) dërguar Presidentit amerikan, F.D.Roosevelt, më l5 maj l944, thuhet se armiqtë që kanë sulmuar Greqinë janë:”agresorët italianë, gjermanë, bullgarë.” Shqiptarët nuk janë pjesë e këtij grupi negativ.(ll8)
Ka arsye të dyshohet se oficerët e ML (ndërlidhjes ushtarake) britanikë nuk kanë “dekurajuar” masakrat e Gjeneralit Zervas dhe kolonelit nazist, Dertilis. Është shkruar se disa nga këta oficerë britanikë edhe e kanë pranuar, meqenëse “nuk kanë dashur të përbuzin një akt të dobishëm sot në luftën kundër ELAS-it, një armik i mundshëm nesër”. Ndërkaq, observatorët amerikanë e shikonin këtë politikë britanike (në Greqi) në lidhje me “Batalionet e Sigurimit” si “e paqartë” dhe “e hutuar” Ambasadori MacVeagh shpjegonte, më 27 maj l944: “Kam dërguar telegramin tim mbi luftën psikologjike (në Ballkan), e cila është jashtë fushës së kontrollit tonëËshtë e pamundur për ne (amerikanët) të sqarojmë për Ballkanin se cila është në të vërtetë politika amerikane (në këtë gadishull), për sa kohë që propaganda e fuqishme, dhe agjensitë e lajmeve, siç janë BBC-ja dhe REUTERS e shtrembërojnë atë vazhdimisht” duke shtuar se Qeveria britanike vepron si “një (ll9)
Në një studim mbi gjendjen në Greqi gjatë viteve të luftës, dhe duke folur për “ndërhyrjen britanike” në atë vend, ish-koloneli Christopher M.Woodhouse, shef i Unionit Ushtarak britanik gjatë luftës në Greqi, dhe më vonë deputet i Oxford-it në Parlamentin britanik (l972) shkruan: ” e vetmja çetë nacionaliste me një farë rëndësie, ishte ajo e drejtuar nga Gjenerali Zervas, dhe që u mobilizua vetëm, sepse udhëheqësi i saj u nxit nga agjentët britanikë të bëjë aksione (ushtarake kundër gjermanëve). Argumentimi im, se pa këtë ndërhyrje britanike e tërë Greqia do të kishte kaluar nën kontrollin e komunistëve mbas tërheqjes gjermane është i arsyeshëm, sepse nuk kishte forca vendëse në gjendje t’i kundërshtonin (komunistët). Rezistenca nacionaliste (në Greqi) mezi do të ekzistonte pa përkrahjen e britanikëve.”(120)
Ky vlerësim i një personaliteti qendror gjatë atyre viteve në Greqi mbështete frikën e shfaqur publikisht, se Gjenerali Zervas, një instrument i agjentëve britanikë (në Greqi),. ka vepruar me njohurinë e plotë të padronëve të tij, të cilët, siç duket kanë mbyllur sytë para genocidit në Çamëri. Një historian shqiptar shkruante më l995 në lidhje me këtë problem: “Nga shqyrtimi i dokumenteve, më e pakta që mund të themi është se Anglia e toleroi me ndërgjegje spastrimin etnik të Çamërisë, dhe se nuk ndeshim as edhe një gjurmë të ndonjë ndërhyrje për të frenuar sadopak Zervën në veprën e tij makabre..(121)
Ambasadori MacVeagh përforcon këtë vijë mendimi në lidhje me peshën britanike në problemet e brendshme të Greqisë: “Pyeta dy operativë amerikanë” shkruan ai më 1944 (është fjala për LtCol. Hoppin dhe togerin naval Wood) “pse britanikët veprojnë në këtë mënyrë, dhe Wood më tha se ka dëgjuar nga oficerët e rinj të Forcës 133 (British Intelligence Service) që deklarojnë haptas se “Greqia është britanike”dhe padyshim influenca e keqe që nga fillimi (dhjetor 1942) ka vënë grekët kundër grekëve, dhe vazhdon akoma edhe sot – duke krijuar një antipati për britanikët dhe urrejtje për të huajt në përgjithësi edhe atje ku nuk ekzistonte më parë.(122)
Më 1 qershor 1944, ambasadori britanik në Greqi, Sir Reginald Leeper, njoftonte ambasa dorin MacVeagh se “britanikët dhe rusët kanë rënë dakort që në Rumani rusët të lejohen të marrin “inisiativën”, ndërsa në Greqi, britanikët – me qëllim që të pengohen divergjencat e veprimit dhe të politikës .”(123)
Përkrahja britanike për EDES-in dhe Gjeneralin Zervas u bë akoma më e fortë sidomos me largimin e gjermanëve, dhe me ardhjen e partizanëve të ELAS-it, të cilët luftuan kundër “Batalioneve të Sigurimit” më parë, por më vonë masakruan gra, fëmijë dhe burra pa dallim në një holokaust të tmerrshëm”(124). Këto veprime tregojnë vendosmërinë britanike të mbrojë Gjeneralin Zervas kundër çdo përpjekje të ELAS-it për ta likujduar atë, dhe se kjo përkrahje britanike ishte një nga themelet e politikës britanike në Greqi.Është pikërisht në këtë kohë dhe në kuadër të këtyre zhvillimeve politike – ushtarake në Greqi që, Gjenerali Zervas me nxitjen e britanikëve, filloi sulmet e reja kundër bandave të ELAS-it dhe kundër popullsisë shqiptare të mbetur në Çamëri. Kështu, gjatë verës së vitit 1944, kur bëheshin masakrat greke në Çamëri,”Batalionet e Sigurimit” ishin të njohur për britanikët për mungesë disipline, dhe nga fundi i okupacionit (gjerman në Greqi) emri i tyre ishte sinonim me dhunën arbitrare dhe një brutalitet pa kufi.
Me gjithë krimet e tmerrshme të bëra nga grekët kundër vetë grekëve gjatë luftës, vetëm një grup i vogël kriminelësh të dalluar janë ekzekutuar në Greqi pas luftës, siç ishin bashkëpunëtorët fashistë dhe nazistë, Gjenerali Tsolakoglou dhe ish – kryeministri J. Rallis. Me një përjashtim të dukshëm: shqiptarët e Çamërisë, gjyqet e të cilëve dhe dënimet e rënda të dhëna kundër tyre nga gjykatat e Janinës janë të njohura për frymën hakmarrëse që i karakterizoi. Në një studim nga historiani grek K. D. Kentrotis thuhet: “18.000 vetë (çamë) ikën nga vendi për të shpëtuar nga presionet e qeverisë greke. Më vonë mbi ta u hodhën akuza të rënda: ata u akuzuan para gjyqit si për krime konkrete, ashtu edhe për bashkëpunim me armikun. Kështu, gjyqi i posaçëm i Janinës për rastet e bashkëpunimit dënoi në mungesë 1.930 çamë (Vendim Nr.344, 23 maj 1957); shumë prej tyre morën dënim me vdekje”(125).
Duke komentuar mbi këtë aspekt, historiani britanik M. Mazower, shkruan sa vijon:
“Autoritetet greke treguan shumë pak interesim në ndjekjen e kriminelëve të luftës, dhe gjykimi i krimeve të bëra gjatë luftës u ndalua në Greqi më shpejt se në çdo vend tjetër të Europës Kontaktet personale dhe profesionale lidhën elitat e qeveritarëve të pas – luftës në Athinë me individët që shërbyen (okupatorin) gjermanëtGjenerali Plastiras, p. sh. që zëvendësoi Papandreun si kryeministër, në 1945, është detyruar të japë dorëheqjen, pasi u zbulua një letër që ai kishte shkruar, katër vite më parë,(1941), në të cilën u ofronte (nazistëve gjermanë) të formojë një qeveri pro – gjermane në Berlin. Napoleon Zervas dha dorëheqjen nga qeveria në 1947,mbasi u zbulua (në gjyqin e Nuremberg-ut) se kishte pasur me oficerët gjermanë (të okupacionit).”(126)
Individi kryesor përgjegjës i “genocidit çam” ka qenë padyshim gjenerali grek Napoleon Zervas, kryetar i partisë së djathtë greke EDES. Roli primar që Gjenerali Zervas ka luajtur në tragjedinë e shqiptarëve, kryesisht myslimanë, të Çamërisë, kërkon njohuri më të mëdha për njeriun dhe veprën e kësaj figure kriminele të skenës politike greke.
Napoleon Zervas (1891-1957) ka qenë i njohur si “venizelist”, oficer i ushtrisë greke në lidhje të ngushtë me elemente pro -diktatoriale të tipit Gjeneralit Plastiras, diktatorit Pangalos, dhe kriminelit Kolonel Dertilis, që nga vitet e 1920-s, mbas disfatës greke në Azinë e Vogël. Më 1925, Zervas ishte komandant i rojes private të diktatorit Pangalos, dhe më vonë pjesëmarrës në shumë grushte shteti dhe aksione konspiracionale në Greqi gjatë viteve të para të Luftës së Dytë Botërore, me një urrejtje të theksuar për Monarkinë dhe “komunizmin”.
Eksperimenti demokratik në Greqi i zhgënjeu rëndë këto elemente “venizeliste” dhe shumë nga ata, duke përfshirë edhe oficerin N. Zervas, filluan të shikojnë me admirim Mussolinin dhe diktaturën e tij më parë, dhe A. Hitlerin dhe regjimin e tij nazist, më vonë. Dëshira e tyre ishte të vendoset një diktaturë në Greqi. Kjo mundësi u dha në prillin e vitit 1936 me ardhjen në fuqi të gjeneralit Metaxas, si kryeministër. Opozita demokratike greke ishte e dobët dhe e kufizuar. Terreni ishte përgatitur për akte terroriste e racizëm, sidomos kundër jo-grekëve, siç ishin shqiptarët e Çamërisë.
Siç duket, N. Zervas mori përsipër këtë aksion të ulët dhe fashist: spastrimin e Greqisë nga shqiptarët çamë, siç tregon një letër, dërguar më 1956 një miku të tij nga Parisi, Jani Popori, ku shkruhet: “Bëjua të qartë njerëzve se ne e kryem detyrën që na ishte ngarkuar për spastrimin nga atdheu ynë të çamëve myslimanë, të cilët kanë qenë 500 vjet në qafë të grekëve dhe ua bëmë të mundur malësorëve të zbresin ndër fusha…”(127)
Si “venizelist” ai i takonte atij seksioni të politikanëve grekë që punonin për “Megali Idenë” (Ideja e Greqisë së Madhe), një mbretëri fantastike që do të shtrihej deri në Kostandinopol. Kur Greqia u dërrmua plotësisht nga Turqia në Anadoll (1921-22), ky gjeneracion i politikanëve grekë u trondit, sepse kishte humbur rastin të fitojë atë që kishte mësuar në bankat e shkollave greke, kishte luftuar për atë, dhe tashti nuk mund të pranonte dështimin e ëndrrave shoviniste.
Edhe pas formimit të EDES-it, më 1941, Zervas përdori pozitën e tij të re për të luftuar “monarkistët ” dhe jo okupatorin. Kjo shihet qartë nga programi i partisë që fliste për reforma kushtetuese dhe jo për rezistencë të armatosur kundër pushtuesit. Në pranverën e vitit 1942, Zervas mori një shpërblim prej 24.000 napolona floriri me premtimin se do dilte të luftonte “në mal”. Por Zervas nuk e mbajti fjalën deri sa agjentët e misionit britanik (SOE) e kërcënuan atë se do ta denonconin tek gjermanët.
Megjithë këtë qëndrim aventurier, Zervas vazhdoi të fitojë vëmendjen e mjaft oficerëve të misionit britanik në Greqi, dhe njëkohësisht të ushqejë ëndrrat e tij, se fati e kishte zgjedhur të udhëheqë Greqinë në rrugën drejt “lavdisë së madhe” të “Megali Ideas”. “Karakteri” i Zervas u provua edhe në akte të tjera. Më 9 mars 1943, duke vlerësuar siç duhet mundësinë e një bashkëpunimi të ngushtë me britanikët për vete e për grupin e tij të vogël, me sugjerimin e oficerit të ML britanik, Ch. M. Woodhouse, Zervas hodhi poshtë “republikanizmin” e tij dhe i dërgoi një mesazh personal besnikërie Mbretit Jorgos, në mërgim. Pastaj, për habinë e madhe të britanikëve, Zervas denoncoi EAM-ELAS-in si një organizatë komuniste. Këto dy akte i siguruan atij armë e municione britanike; por, njëkohësisht e bënë atë një instrument të thjeshtë në duart e britanikëve.
Megjithatë, dinaku Zervas, më 1943, kishte vendosur një “modus vivendi” me gjeneralin nazist Herbert Lanz, komandant i korparmatës 22 gjermane të Epirit. Ndërlidhësi i Gjeneralit Zervas me gjermanët, gjatë viteve 1943-1944, besohet të ketë qenë ndihmësi i kuislingut grek Gjeneral Tsolokoglou, Theodoros Sarantis, oficer i lartë i shërbimeve sekrete greke në ushtrinë greke të pasluftës.(128) Njëkohësisht, duke qenë se partia e tij EDES ishte komprometuar rëndë me gjermanët në Athinë, Zervas denoncoi kolegët e tij në kryeqytet, ndërsa për veten e vet, luante një lojë të dyfishtë në malet e Epirit: lidhje me britanikët, por mos- sulmim me gjermanët.
Në dhjetor 1943, kur britanikët u bindën se EAM-i, në luftën e tij ishte më shumë komunist se anti-gjerman, ata hap pas hapi, filluan të përkrahin forcën më të vogël “demokratike” të Gjeneralit Zervas. Ndërkaq, Zervas nga një republikan i bindur, u kthye në një përkrahës i Monarkisë në Greqi, dhe u identifikua me forcat e të djathtës ekstreme. Në këtë kohë, raporte britanike tregojnë se oficerët britanikë përkrahnin fshehurazi Gjeneralin Zervas, me qëllim që të dobësonin forcat e ELAS-it.(129)
Territori i kontrolluar nga Zervas në fillim të vitit 1944 shtrihej mbi Epirin, që nga Preveza e lart. Kjo zonë veprimi iu njoh Zervas edhe me marrëveshjen e Libanit (22 maj 1944) dhe më vonë edhe me marrëveshjen e Caserta-s, 26 shtator 1944 (e cila njohu edhe çamët e krahinës së Filatit). Kështu që fati i shqiptarëve të Çamërisë mbeti plotësisht në duart e kriminelit Zervas, dhe hapi udhë për “zgjidhjen finale” të problemit shqiptar në Çamëri. Marrëveshja e Libanit përfshinte, në mes të tjerash edhe “dënimin e tradhëtarëve dhe të atyre që kanë shfrytëzuar fatkeqësitë e popullit (grek) gjatë luftës.”(Art.4), si dhe “plotësimin e kërkesave (territoriale) kombëtare”(Art.5). Gjenerali Zervas e shfrytëzoi rastin për të dënuar çamët dhe të “çlirojë Çamërinë” nga shqiptarët. Vetëm me marrëveshjen e Caserta-s (Itali), u vendos që asnjë njësi (nën komandën e EDES-it ose ELAS-it) nuk lejohej të merrte ligjin në duart e tyre.(130)
Për çamët ishte shumë vonë!
Tërheq vëmendjen fakti se Departamenti i Shtetit amerikan, më 1945, ngulte këmbë që çdo ndihmë për Greqinë duhej të kushtëzohej me formimin e një qeverie të re koalicioni, me baza të gjera në Athinë, nga e cila duhej të përjashtoheshin personalitete të këtilla të së djathtës ekstreme së Mavromikhalis dhe Zervas. Në të vërtetë, ambasadori MacVeagh ishte i pakënaqur me të gjitha qeveritë greke të pasluftës dhe nga fundi i vitit 1945, ai i raportonte Departementit te Shtetit, Washington D.C. “veprimet dhe taktikat e qeverive të njëpasnjëshme greke, përbërja e të cilave nuk ishte e mbështetur në një mandat kombëtar, por në në një labirint mbizotërues të partizanëve tradicionalë dhe ndërhyrjes britanike.”(131)
Më 1947, u zbulua edhe bashkëpunimi i Zervas me okupatorin gjerman, dhe ai u detyrua të largohet nga detyra. Më vonë, Zervas shërbeu përsëri si ministër i Punëve Botore, vetëm për një vit (1950-51) dhe kaloi ditët e fundit i sëmurë dhe i harruar.
Teza çame.
Pozita inferiore e Italisë fashiste në okupimin e Greqisë kundrejt asaj të Gjermanisë naziste, dhe interesat gjermane që në Athinë të mbetej në fuqi një qeveri kolaboracioniste, por efektive greke, nuk lejoi që popullsia shqiptare e Çamërisë të organizohej për zhvillimin e saj politik, ekonomik e kulturor të mohuar nga të gjitha qeveritë e njëpasnjëshme greke ( l9l2 deri në tetor l940).
Nga leximi i materialit të kufizuar që disponojmë mbi Çamërinë mund të thuhet sa vijon: Në kundërshtim me akuzat zyrtare e jo-zyrtare greke kundër popullsisë çame, kjo popullsi u revoltua nga pushtimi fashist italian i Shqipërisë, më 7 prill l939, dhe me kërkesa të vazhdueshme tregoi vullnetin e saj të luftojë kundër pushtuesit fashist. Përpjekjet e tyre të kalojnë kufirin si vullnetarë për frontin anti-italian në Shqipëri, nuk patën sukses, sepse u penguan nga grekët që nuk dëshironin të acaronin marrëdhëniet me Italinë fashiste. Një tjetër konfirmim i dëshirës çame për rezistencë kundër pushtuesit fashist, vjen edhe nga dokumentet diplomatike që tregojnë se Greqia u mohonte çamëve kërkesat për luftë anti-italiane që të mos u njihej nga bota e jashtme merita e tyre si luftëtarë kundër Italisë. Keshtu do të pamundësohej çdo kërkesë e tyre me pretendime politike në të ardhmen, po të shiheshin si luftëtarë kundër pushtuesit italian. Për këtë, grekët ishin këmbëngulës.(l32)
Para rrezikut të pushtimit italian të Greqisë, popullsia shqiptare e Çamërisë ka qenë shpirtërisht e përgatitur të luftojë “armikun e përbashkët” të shqiptarëve dhe grekëve. Qeveria greke i mospërfilli. Ky mosbesim grek u tregua edhe me keqtrajtimin e të rinjve shqiptarë, ushtarë të mobilizuar që nuk u pajisën me armë (rasti i Divizionit l8 grek nën komanden e Gjeneralit Kacimitro), por u përdorën si robër lufte, dhe si krahë pune.
Me kapitullimin e Greqisë, 23 Prill l941, Çamëria u pushtua nga ushtria italiane. Për interesin e tyre, pushtuesit italianë e gjermanë lejuan vazhdimin e qeverisjes së vendit nga ish-administrata greke, natyrisht nën mbikqyrjen e autoriteteve të pushtimit. Dalëngadalë, “shteti zyrtar grek” filloi të humbë autoritetin e vet. Si rrjedhim, grupe të ndryshme shoqërore filluan të dalin në skenë, kryesisht për ruajtjen e rendit publik, dhe qetesisë së vendit. Natyrisht, një zhvillim i këtillë kërkonte autorizimin e pushtuesit, dhe detyronte bashkëpunimin me të, kryesisht nga frika e represionit.
Ky fenomen i përhapur në forma të ndryshme në të gjithë Europën e okupuar, u shfaq edhe në Greqi, duke përfshirë edhe Çamërinë. Ajo që është e veçantë për Çamërinë, është dëshira e madhe popullore që eventualisht të çlirohej, jo vetëm nga Italia fashiste, por edhe nga zgjedha greke. Me një fjalë, ekzistonte një lëvizje për çlirimin kombëtar, që synonte riparimin e asaj që kuptohej si padrejtësi e imponuar që nga viti l9l3, nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër. Në këtë drejtim, ata nuk gjetën përkrahjen e administratës ushtarake italiane.
Përkundrazi, fashistët italianë penguan që në fillim përdorimin e flamurit shqiptar, dhe nuk inkurajuan krijimin e një administrate shqiptare. Në kundërshtim me zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë, Çamëria nuk u bë pjesë e “shtetit shqiptar”. Në këto rrethana, “nacionalistët (shqiptarë) çamë krijuan “Këshillin Krahinor të Nën-prefekturave dhe Fshatrave”. Ishte kjo një formë e brendshme organizimi simbas modelit shqiptar, por e pamiratuar zyrtarisht nga pushtuesi italian.(l33) Ky “Këshill” mbante rregullin dhe qetësinë, gjykonte dhe zgjidhte mosmarrëveshjet, hapte shkollat shqipe etj. Historiani Hasan Minga shpjegon: “Vendosja e kësaj administrate në Çamëri irritoi më shumë se çdo gjë tjetër qarqet politike qeveritare të Athinës. Kjo duket edhe nga kerkesat këmbëngulëse të kryeministrit Rallis dërguar Hermann Neubacher-it (i dërguari i posaçëm i Hitlerit për Europën juglindore) për një ripushtim të shpejtë të Thesprotisë, vendosjen e një prefekti e të një administrate greke, të cilat do të mund të “kryenin funksionet zyrtare në Çamëri duke u mbështetur tek Wehrmacht-i gjerman Por autoritetet gjermane të pushtimit e mbanin çështjen pezull, pa i dhënë (l36) Njëkohësisht, “planifikuesit e Wehrmacht-it gjermanaprovuan idenë e formimit të njësive vullnetare greke. ‘Batalionet e Sigurimit’ u bënë çdo ditë e më shumë me rëndësi në Greqinë e Jugut, duke marrë përsipër rolin e garnizoneve gjermane, si në disa qytetet e Peloponezit, dhe duke marrë pjesë në operacionet kundër guerrilave. Gjatë dimrit l943-l944, u formuan 4 (katër) batalione evzonësh që ndihmuan gjermanët në Greqinë qendrore.”(l37)
Në fillim të vitit l944, pushtuesi gjerman krijoi edhe strukturën e një batalioni çam me gjysëm efektivi prej 300 vetësh. Por atë e mbajti në Konispol e jo në Çamërinë e përtejme (brenda territorit të Greqisë) për të mos krijuar ndërlikime politike me qeverinë mike greke të J.Rallis. “Burimet gjermane na bëjnë të ditur se “kabineti” i kryeministrit Rallis ka bashkëpunuar si duhet me pushtetin e okupacionit dhe ka zbatuar në mënyrë konkrete direktivat e komandantit ushtarak gjerman dhe të Dërguarit të Posaçëm për Europën Juglindore, Neubacher”.(l38)
Në një botim më të ri nga Albert Kotini, “Çamëria rënkon” (l999), riprodhohen në gjuhën shqipe dokumente gjermane të kohës së Luftës së Dytë Botërore që hedhin dritë mbi gjendjen në Çamëri gjatë atyre viteve të turbullta. Aty, duket qartë se kërcënimi grek për hakmarrje ka frikësuar shumë popullsinë shqiptare të vendit dhe se kërkesa për evakuim janë paraqitur nga Komisioni shqiptar në Filat-Gumenicë. Një dokument gjerman (Nr. T 314-1458) tregon:
“Tetor l943 – Korparmata 22 (Wehrmacht)-
Lënda: Letër e Komisionit shqiptar të Filat-Gumenicës
Kërkesat e parashtruara lidhur me evakuimin e popullsisë shqiptare që nuk është në gjendje të mbrohet, nuk ka asnjë bazë. Ushtria gjermane ka marrë përsipër mbrojtjen dhe sigurimin e paqes dhe të rregullit në zonat e okupuara prej saj”(l39)
Dokumentet gjermane të kohës – disa prej tyre të riprodhuara nga A. Kotini -tregojnë se shqiptarët e Çamërisë bëhen më këmbëngulës në përpjekjet e tyre për forcimin e organeve administrative, sidomos me falimentimin e plotë të administratës greke në Çamëri, dhe për këtë gjermanët nuk kanë ndërhyrë. Megjithatë, duket qartë se autoritetet gjermane të okupacionit nuk kanë pasur asnjë simpati për kërkesat shqiptare, dhe se vija politike e tyre ka qenë përkrahja e administratës greke në Athinë, mbajtja pezull e çështjes shqiptare, dhe moslejimi i keqësimit të marrëdhënieve shqiptaro-greke në atë krahinë. Prandaj, simbas autoriteteve gjermane të okupacionit duhej penguar çdo përpjekje e shqiptarëve për të fituar një autonomi lokale jashtë kuadrit të qeverisë greke në Athinë, “dhe të mos krijohen kushte të atilla që mund të vështirësojnë zgjidhjen e çështjes në kuadrin e shtetit grek, ose që të bëhej i pamundur një zhvillim i këtillë.”(l40)
Më l3 shkurt l944, Komanda gjermane mori instruksione nga i Dërguari i Posaçëm, Neubacher, se do te bëheshin përpjekje ” për emërimin e një prefekti grek të përshtatshëm në Thesproti”, dhe një kopje e instruksioneve i dërgohet Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Çamëri, Mazhar Dino, nga Paramithia. Dy javë më vonë, një dokument gjerman, me lëndën “Ripushtimi i Prefekturës së Thesprotisë” jep këto hollësira: ” Kryeministri Rallis, i ka premtuar zyrës së të Dërguarit të Posaçëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Athinë, një ripushtim të shpejtë të prefekturës së Thesprotisë, me sa duket nëpërmjet një oficeri grek me stazh të gjatë. Me këtë rast Rallis vuri në dukje që kryerja me sukses e funksioneve zyrtare nga ana e prefektit duke patur parasysh situatën e vështirë që ekziston në krahinën në fjalë, varet nga fakti në se ky do të ketë mundësi të mbështetet, ose tek Wehrmacht-i gjerman, ose tek formacionet e armatosura që do të krijohen nga grekët dhe nga ndalimi i veprimtarisë politike të grupit të Dinos. Kërkesa e fundit simbas dëshirës së ministrit Neubacher u desh të zbatohej në praktikë, mbasi administrata duhet të ketë parasysh pjesën shqiptare të popullsisë dhe të mos shtypë atë në mënyrë të njëanshme.”(l41) Kjo shtypje e njëanshme e popullsisë shqiptare të Çamërisë duket se nuk parashikohej nga gjermanët se do të përfundonte në “spastrimin etnik” të asaj krahine, me “një zell dhe metoda të tilla që vetëm ballkanasit kuptojnë.”(l42)
Ky “zell” dhe këto “metoda” janë treguar shpeshherë me ngjyra të gjalla nga dëshmitarët okularë që i kanë shpëtuar masakrave greke në Çamëri, si dhe nga disa shkollarë shqiptarë të dedikuar në misionin e tyre për të nxjerrë në shesh të vërtetën. Dëshmitë e grumbulluara janë subjekt i një studimi më vete që besoj një ditë do të dalë në dritë për dokumentimin e ketyre ngjarjeve akoma të mbetura në errësirën e injorancës publike.
Për këtë “kumtesë” tonën, do të kufizohemi me të dhënat e një studimi të depozituar në Arkivin e Përgjithshëm Shtetëror të Republikës së Shqipërisë:
Numri i përgjithshëm i të vrarëve në Çamëri gjatë tri masakrave është si vijon:
Vendi Burra Gra Gjithsej
27 qershor l944
Paramithi, Margëllëç
e katunde, 800 230 1.030
Pargë 130 130
Gusht l944
Filat e katunde 198 61 259
Mars l945
Filat e katunde 142 54 201
Gjithsej 1.270 350 1.620
Të humbur
Paramithi, Pargë,Filat 230 — 230
Nga ndërhyrja e bërë gjatë regjimit të Gjeneralit Metaxas (l940-41):
Të vrarë 1.950 350 2.300
Të vdekur në tortura 450 — 450(l43)
“Të vdekur gjatë emigracionit për mungesë ushqimesh dhe nga sëmundjet e ndryshme (janë) 2400 vetaJane bërë djegie dhe shkatërrime në 6l katunde pothuaj në të gjithë katundet e banueshme nga shqiptarët e Çamërisë. Banesat janë bërë të papërdorshme. Sasia e shtëpive të shkatërruara dhe të djegura arrin kështu në 5.800″(l44)
Gazeta e së majtës (EAM) “Anagnosti” e datës l6 janar l946 shkruante se “trimat e Zervas si vodhën dhe shkretuan gjithçka që i kishte shpëtuar shkatërrimit të hordhive italo-gjermane shkaktuan një valë terrori në gjithë këtë krahinë (të Çamërisë). Filluan plaçkitjet në masë. Gjithë “trimat” e Zervas u bënë pronarë të mëdhenj tokash. Pasuritë e shqiptarëve që janë detyruar me forcë te braktisin vatrat e tyre u plaçkitën, ose u shkatërruan. Në të gjithë Çamërinë u bë një shkatërrim i pashembullt.”
Historiania ruse N.Smirnova (l45)
Për dëbimin e çamëve në vitin l945, Z/Atasheu amerikan pranë Ambasadës në Athinë, Togeri naval, William H.MacNeil, tregon: “Ushtarët e Zervas-it u çmobilizuan mbas 1 janarit l945 në Korfuz, dhe u kthyen në kontinent ku morën në dorë qytete e katunde. Duke deklaruar se shqiptarët persekutojnë grekët, në anën tjetër të kufirit (në Shqipëri) kapadainjtë e Zervas-it përzunë me forcë rreth pesëmbëdhjetë mijë fshatarë shqiptarë nga vatrat e tyre stërgjyshore, dhe i detyruan të largohen nga Greqia për në Shqipëri. Fakti se çamët, ashtu si quhen këta shqiptarë, akuzohen për bashkëpunim me gjermanët gjatë okupacionit dhe kishin përdorur pozitën e tyre të privilegjuar për të abuzuar fqinjët e tyre grekë, shpjegon vetëm pjesërisht këtë akt hakmarrës.”(l46)
Askush nuk e besonte se shumica e atyre që gjetën strehim dhe ndihmë vëllazërore në ditët e vështira të viteve l941-l942, do të drejtojnë armët kundrejt minoritetit shqiptar të pambrojtur, dhe se bandat e armatosura të Gjeneralit Zervas do të formonin njësi të rregullta ushtarake me qëllim që të shfarosin këtë popullsi fatkeqe çame. Autori grek A. Papadhopoulos paraqet këtë version:
“Pas shpërbërjes së Italisë në vitin l943, në Janinë u krijuan trupa të veçanta me uniformë gjermane. Në të merrnin pjesë edhe shqiptarët çamë. Ata vazhduan ndjekjet në Thesproti (Çamëri) dhe në Vorio-Epir (Shqipëria e Jugut, S.R.) Këta trupa ishin greke dhe çame
Pas çlirimit (l945) u proceduan në gjykata shumë myslimanë (çamë) për të gjitha veprimet që ata kryen në bashkëpunim me okupatorin. Gjykata e veçantë që u krijua në Janinë simbas Vendimit Nr. 344, datë 23.05.l945 dënoi me vdekje l.930 çamë.
Sa për pronat e çamëve në Greqi, ato u grabitën me urdhërin mbretëror U.B.2185/152, dhe me Vendimin 2781/54. Pasuria bujqësore dhe blegtorale u shpërnda ndër grekët e pa tokë, ndërsa pasuritë e tyre nëpër qytete u ndanë me konkurs, ose iu dhanë banorëve që nuk kishin banesa.. . U mbyll kështu përgjithmonë një kapitull që torturoi për një kohë të gjatë këtë krahinë.”(l47)
<Është bërë e zakonshme që vuajtjet e individëve, qytetarë të thjeshtë, të humbin në gjuhën e shifrave. Dëshiroj të riprodhoj këtu dy tregime dëshmitarësh okularë .
E para: Nga tregimi i 75-vjeçares Myrvete Shehu, nga Paramithia:
“Nuk kishim asgjë me vete. Por pranë një ullishteje, na kapën përsëri ata që kishin ardhur për të marrë babain (të cilin e varën në çengel si në kasaphanë) dhe na mbajtën të burgosura për 6 muaj rresht, së bashku me 400 gra e vajza të tjera të Paramithisë. Përdhunimet vazhdonin rregullisht, dhe të vetmit që na afroheshin për të na dhënë diçka për të ngrënë ishin anglezët.
Më në fund, në nëntor, aty nga data 8, na vënë përpara, dhe pasi na pyesin nëse donim të iknim në Kajro apo në Shqipëri, na vunë në marshim me këmbë drejt KonispolitNdërsa ecnim në këmbë, disa oficerë dhe ushtarë grekë na shoqëronin dhe na prinin udhën. Karvani ynë u nis me l50 vetë nga Paramithia. Në fund kishim mbetur vetëm 75. Të tjerët kishin vdekur udhës nga të ftohtit dhe uria. Mbasi kapërcyem malet e Vervës, greku na tregoi në një drejtim: ‘Pate, ine i patrida sas’ (Shkoni, atje është atdheu juaj) Në Konispol na prisnin partizanët e Shqipërisë.”(l48)
E dyta: Plaka Ruhije Memko (Rexhepi), nga Paramithia, tregon :
“Në dhjetor l944, i mbledhin gratë, mbas gjashtë muaj burg tek Komanda e tyre (greke) përballë shkollës së Paramithisë. Kishte edhe oficerë anglezë të cilët na bënin thirrje: ‘Ne jemi aleatët tuaj. Kemi ardhur për të ju ndihmuar. Keni të drejtë të shkoni ku të doni: në Shqipëri, Turqi etj. Por nuk harroj kurrë një porosi të një oficeri madhor anglez, që na tha të vendosemi përkohësisht me baraka dhe çadra afër Konispolit, se në mbarim të luftës do të kthehemi përsëri. Por komunizmi shqiptar na shpërndau”(149)
Më 9 nëntor l944, i informuar nga Alexander C.Kirk, këshilltari politik i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Aleate për Mesdheun, Caserta, Italy, Zv..Sekretari i Shtetit, E.Stettinius, theksonte: “Ne mendojmë se është e rëndësishme që të dy palët, forcat e armatosura shqiptare dhe greke nuk duhen lejuar të kalojnë kufirin, dhe se përpjekjet nga të dy palët për të dëbuar, ose për të asgjësuar minoritetin që i takon një gjuhe tjetër, ose një grupi tjetër kombëtar, nuk duhet të lejohet. Ne e dimë që autoritetet ushtarake e kanë parasysh këtë problem, por do të ju jemi mirënjohës për çdo informatë që mund të na jepni mbi këtë subjekt..”(150)
B.- Rezistenca kundër okupatorit. Në lidhje me këtë rezistencë, përfaqësuesi amerikan në Shqipëri, Z.Jacobs, i shkruante Sekretarit të Shtetit, më 8 korrik l945: “Pavarësisht nga aktiviteti i mundshëm pro-italian, pro-gjerman dhe pro-ELASnga ana e disa çamëve, autoritetet greke kanë shumë për t’i shpjeguar botës mbi veprimet e tyre të shpërnguljes dhe të dëbimit (nga Greqia) në Shqipëri të afro 200.000 (20.000?) burra, gra e fëmijë që janë bërë tani një barrë e rëndë mbi popullin shqiptar, i paaftë të kujdesohet për ata Unë i pashë këta refugjatë gjatë udhëtimit tim në Jug, dhe raportet e derguara nga Brigadieri Hodgson (Komandant i Misionit Ushtarak Britanik në Shqipëri) dhe ndihmësit e tij, që nuk e shfajësojnë Greqinë, i janë dërguar AMPOLAD (American Political Adviser në Caserta)”(l51)
Më 3 gusht l945, Nd/Atasheu Ushtarak Amerikan në Greqi, Kapiteni William H. McNeil, raportonte: “Ata pak çamë që mbetën mbrapa (mbas masakrave greke, S.R.) u ndoqën egërsisht më vonë nga bandat nacionaliste greke, dhe pothuajse të gjithë fshatrat çame u dogjën krejtësisht.”(152)
Pjesëmarrja e çamëve në lëvizjen e rezistencës greke të drejtuar nga EAM-i (i kontrolluar nga Partia komuniste greke), shpjegohet kështu:
.
3) Që në fillim të vitit l942, në Filat të Çamërisë u organizua grupi ilegal i rezistencës antifashiste, ku bënë pjesë luftëtare të njohur antifashistë
4) Më 2 shkurt l943, u formua në Merkat (Konispol) çeta e parë “Çamëria”, dhe më vonë u zgjerua, u emërtua “Batalioni Çamëria”, i përbërë kryesisht me partizanë nga krahina e Çamërisë.
5) Në muajin mars 1943, njësiti luftarak i çamëve, i krijuar në Filat (Çamëri) bashkë me një njësit grek, krijuan formacionin e parë partizan mikst, që ishte formacioni i dytë ushtarak në të gjithë Epirin.
6) Në pranverën e vitit l944, në fshatin Qeranicë të Filatit, u krijua Batalioni i 4-t mikst, në përbërje të Regjimentit l5 të ELAS-it grek, me rreth 500 forca nga minoriteti shqiptar i Çamërisë. Disa nga këto formacione, dhe pjesë përbërëse të tyre, drejtoheshin nga oficerë çamë.
7) Në të gjitha formacionet e Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë (UNClSh) kanë marrë pjesë aktivisht shqiptarë të krahinës së Çamërisë.
8) Formacionet luftarake me shqiptarë të minoritetit çam kanë kryer veprime luftarake kundër okupacionit nazi-fashist duke shënuar faqe të lavdishme, siç janë:
–Beteja 55-ditore kundër forcave gjermane në fund të gushtit l944, në rajonin e Konispolit, në kufi me Greqinë.
–Beteja në linjën Skolom-Filat-Gumenicë-Janinë, etj.
Kanë vdekur së bashku me partizanët grekë: Ali Demi, Bido Sejko, Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Hysen Vejseli e dhjetëra të tjerë(l53)
Në Arkivin Qendror të Republikës së Shqipërisë gjendet një letër që komandanti i batalionit “Çamëria”, Rexhë Plaku, i dërgonte, më l3 shtator l944, Qeverisë (së Përkohshme) Shqiptare, ku bënte thirrje për marrjen e masave urgjente në mbrojtje të Çamërisë. Ai kërkonte që të njoftoheshin aleatët anglo-sovjeto-amerikanë se popullsia shqiptare e Çamërisë nuk ishte fashiste, por luftonte së bashku me forcat e rezistencës së EAM-it. Si rrjedhim, ai kërkonte që aleatët të ndërhynin pranë autoriteteve greke që të ndalohej shpërngulja me dhunë e popullsisë, dhe të lejohej kthimi i çamëve të dëbuar në vatrat e tyre. “Rregullimi i Çamërisë është problem me rëndësi,” shkruante Rexhë Plaku, “Ne politikisht humbasim shumë, dhe se do të vërtetohen parullat e reaksionit se ia kemi shitur Çamërinë Greqisë.”(154)
Njëkohësisht, Rexhë Plaku i propozonte Komandantit të Regjimentit V të EAM-it, ku ishin inkuadruar edhe partizanët çamë, të sulmonin së bashku forcat gjermane në qytetin e Filatit, me të cilat bashkëpunonte Gjenerali Zervas. Me këtë ai synonte të hynte me forcë në Çamëri për të zmbrapsur forcat shoviniste të Zervës, dhe të kthejë në vatrat e tyre çamët pa mbrojtje. “Sot gjenden 500 çamë në rradhët e EAM-it, dhe vazhdimisht venë të tjerë, por krahinën e Filatit e kanë lënë pas dore pa ushtri, vetëm me l00 partizanë territorialë çamë. EAM-i përpiqet me kompromise me gjermanët, kurse forcat e Zervës kanë ardhur jashtë Filatit. Çamët e shpërngulur që ishin midis lumit Kalama e Konispolit erdhën brenda kufirit shqiptar Më vonë, Qeveria shqiptare dërgoi në Janinë dy të ngarkuar, Peco Kagjinin dhe Aleks Jatrunën për t’i kërkuar Komandës së EAM-it të mbronin shqiptarët e Çamërisë, por pa sukses.”(155)
Veprimtaria e luftëtarëve çamë brenda kuadrit të forcave të EAM-it u bë në një kohë, kur lufta civile me forcat e EDES-it (të Gjeneralit Zervas) kishte arritur përpjestime të mëdha, dhe Zervas, me përkrahjen e oficerëve anglezë, kishte mbetur e vetmja forcë ushtarake nacionaliste që pengonte marrjen e pushtetit në Greqi nga forcat e së majtës greke. Kjo shpjegon në një përqindje të madhe – por nuk justifikon në asnjë mënyrë- egërsinë e forcave të EDES-it “The admitted excesses by misguided Rightist groups and officials” (ekseset e vërtetuara nga disa grupe dhe oficerë të mashtruar të krahut të djathtë) sipas një përcaktimi të ambasadorit amerikan MacVeagh në një Raport dërguar Zv/Sekretarit të Shtetit në Washington D.C., me l9 korrik l945.(156)
Afërsia dhe bashkëpunimi i luftëtarëve çamë të EAM-it me UNCL të Shqipërisë ka luajtur rolin e vet gjithashtu, në konfrontimin me grekët, por ky është një subjekt që duhet të studiohet më vete.
Përsëri, në zhurmën e numrave, dallojmë zërin e një individi:Arshin Sakaroi, i lindur në Margëllëç të Çamërisë, më l913. Në një intervistë me personelin e seksionit për Shqipërinë të radio-transmetimeve britanike BBC, ai deklaronte:
“Në Batalionin mikst ishin nga 300 shpirtra. Komandant kishim një Jani Sharafi, dhe Hit Demin komisar. Kishte dy kompani çame myslimane dhe një kompani greke. Ky quhej Batalioni Mikst Unë luftova në Batalionin Mikst në Filat, Kockë dhe në gjithë Çamërinë.” Me mbarimin e luftës Arshin Sakaroi u arrestua nga grekët.
“Më shpunë në Janinë dhe më akuzuan edhe si bashkëpunëtor, edhe si partizan. Pra me dy akuza, sepse unë isha shqiptar.
–Po nuk mund të gjeje ndonjë nga fshati që të dëshmonte se ti kishe luftuar kundër gjermanëve?
–Kishte, po ato ditë edhe ata i zunë dhe i futën në burg. Edhe komandantin e batalionit.
–A ju burgosën me që ishit çam, apo çam mysliman?
–Më shumë si çam mysliman.
–Po të ishe orthodoks?
–Nuk do të isha në burg.
–Sa vjet bëtë në burg?
–Njëzet.
— Kur dolët nga burgu?
— Më l965. Vuajta periudhën l945-65.
–A ka patur çamë që ndihmuan gjermanin, tradhëtarë, dua të them?
–Ka patur, sepse kishte nga ata që donin Shqipërinë etnike, si dhe lirinë e Çamërisë.”
Pasi doli nga burgu më l965, Arshin Sakaroi, u kthye në shtëpinë e tij në Margëllëç. Po si shtëpia, si tokat e tij, tani i përkisnin një familjeje greke. Megjithëse kërkesat, lutjet, përpjekjet e njëpasnjëshme për të marrë tokat u refuzuan, Z. Sakaroit nuk i mbeti tjetër veçse të përpiqej të shkonte në Shqipëri. Por kjo ishte e pamundur, sidomos kur në Greqi erdhi në pushtet junta e kolonelëve.(l964-l973) Në këtë mënyrë, ai u vendos në Athinë, ku edhe filloi punën në një punishte ëmbëlsirash”(l57)
Në përshkrimin e atmosferës së terrorit që mbuloi Greqinë në fund të luftës, dhe mbas largimit të gjermanëve, historiani anglez Mark Mazower shkruan: “Kjo histori e mospërfilljes gjyqësore me qëllim kundrejt nazistëve dhe bashkëpunëtorëve (të tyre) krijon një kontrast të befasueshëm me represionin sistematik që iu bë së majtës greke, dhe që zgjati më shumë se njëzet vjet Deri në vitet e l960-s, burgjet e Greqisë ishin të mbushura plot e përplot me qindra burra e gra, faji i vetëm i të cilëve ka qenë lufta kundër gjermanëveVendi (Greqia) ishte i mbizotëruar nga politikanët konservatorë dhe forcat e armatosura. Mbrapa tyre nxirrnin kokën organizatat misterioze “para-shtetërore”, një rrjet shthurur i organizatave paramilitare të së djathtës ekstreme”(l58)
Largimin i refugjatëve çamë nga zonat kufitare të Konispolit, dhe mos-vendosja e tyre në kampe refugjatësh në afërsi të kufirit me Greqinë, e kane zbutur shumë efektin e madh që pamje të këtilla bëjnë zakonisht në vrejtesit e huaj, dhe si rrjedhim e ka bërë “problemin çam” një “problem refugjatësh” që kërkojnë ndihmë materiale, të nevojshme për mbijetesë dhe sistemim në “shtetin mikpritës” siç është shembulli i UNRRA-s dhe ndihma ekonomike prej l.2 milionë dollarësh, e dhënë në l946. Një qëndrim i këtillë i Qeverisë komuniste të Shqipërisë më l944 dhe l945 shpjegohet kryesisht me aspektin ideologjik të asaj Qeverie që zinte vendin e parë mbi interesat kombëtare shqiptare, si dhe me këmbënguljen e saj të mos lejohej asnjë veprim i pavarur nga asnjë grup politik – duke përfshirë edhe çamët – dhe nënshtrimin e plotë të popullsisë, autoritetit zyrtar e diktatorial në Tiranë. Ka arsye të besojmë se, çamët, me përkrahjen e Qeverisë komuniste të Tiranës do t’a kishin shtruar “problemin e Çamërisë” si një problem politik duke kërkuar kthimin e menjëhershëm në trojet e tyre, dhe sigurimin e një jete të re në rrethana më demokratike të krijuara nga atmosfera e pasluftës në Europë.
Një trajtim i këtillë i çamëve në Shqipërinë e Enver Hoxhës dha mundësinë për interpretime greke antishqiptare, dhe lehtësoi aktet greke antishqiptare. Keshtu, “Gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë ,” shkruan një autor grek, ” problemi i çameve u la në harresë. Këtu duhet të thuhet se regjimi i Enver Hoxhës i priti me mosbesim të madh të gjithë ata çamë që u arratisën nga Greqia në Shqipëri në vitin l944. Edhe këtu, ata u panë si bashkëpunëtorë të fashistëve italianë dhe u transferuan në veri të vendit.Në vitin l947, u morën të gjitha masat e nevojshme për t’u hequr çamëve nënshtetësinë greke (Pro.49343 E/2/10.1947, Ministria e Brendshme), duke u bazuar në akuzat për bashkëpunim dhe veprime kundër interesave të popullit grek. Gjatë popullzimit të zonave kufitare, pasuria e tyre iu nda fshatarëve pa prona dhe vlera u pagua në banken agrare.(l59)
Më l953, refugjatët çamë në Shqipëri u detyruan të marrin nënshtetësinë shqiptare, një akt që vështirësoi shumë problemin e kthimit të tyre në Çamëri. Me gjykimin e “elitës komuniste çame” (grupi i Admiralit Teme Sejko, l960) prezenca çame në jetën publike shqiptare mori një karakter margjinal, që u shpejtua, edhe me procesin e asimilimit të tyre në shoqërinë shqiptare.
Perspektivat
Si rrjedhim i qëndrimit antikombëtar të qeverisë komuniste shqiptare (l944-l99l), zhvillimet e “problemit çam” mbas vitit l945, kanë të bëjnë me dëshirën për ruajtjen e identitetit çam në Shqipëri, dhe më pak me përpjekjet për te drejten e tyre të kthimit dhe të ri-posedimit të pasurive të tyre të grabitura.(l60) Me themelimin formal të shoqatës politike-patriotike “Çamëria”, mars l99l, dhe programin e saj krijohet mundësia që të punohet për “mbrojtjen dhe njohjen e të drejtave të çamëveQëllimi i kësaj inisiative është njohja e çamëve si minoritet nga ana e Qeverise greke, dhe krijimi i të gjithë kushteve që garantojnë shfaqjen e lirë të identitetit etnik, kulturor, gjuhësor, dhe fetar nga ana e çamëve që aktualisht jetojnë në Greqi.”(l6l) Kjo inisiativë është një hap i dukshëm cilësor.
Sot, “problemi çam” shikohet si nji rast flagrant i shkeljes masive të të drejtave të njeriut, të kësaj popullsie të shpërngulur me dhunë nga ana e Qeverisë greke. Ky rast flagrant, fiton cilësi të një natyre tragjike kur mendohet se shumica e grekëve sot nuk vuan nga ndjenja e fajit, që duhet të rrjedhë si rezultat i “pastrimit etnik” të shqiptarëve çamë në Greqi mbas Luftës së Parë Botërore, dhe sidomos mbas Luftës së Dytë Botërore. Kjo mungesë pendese për fajin e kryer ka shkuar aq larg, si efekt i propagandës antishqiptare, sidomos mbas vitit l945, sa që grekët sot as që duan të flasin për një qëndrim të këtillë. Ata e ndiejnë veten jo të qetë kur ballafaqohen me këtë pyetje, dhe përgjigjen thjeshtësisht: “Nuk ka asnjë shqiptar në Greqi!” Ata nuk pranojnë asnjë argument për dëbimin me dhunë të shqiptarëve, duke “harruar” të kaluarën, dhe akoma më keq duke u përpjekur që këtë problem të rëndë t’a kalojnë me një ofensivë kundër shqiptarëve në lidhje me “pakicën greke” në Shqipëri.
Shpresohet se shembulli i Bosnje-Herzegovinës, i konfirmuar në Konferencën e Dayton-it (USA) më l995, marrëveshja gjermano – çeke mbi Sudentenland (l996) dhe bisedimet e tanishme Izrael-Palestinë për të drejtën e kthimit në trojet e tyre të refugjatëve të dëbuar me dhunë, do të konsolidohet me akte legale, dhe të bëhet pjesë e legjislacionit ndërkombëtar. Në një rast të këtillë, prania e Greqisë në gjirin e familjes së Bashkimit Europian, dhe demokratizimi i mëtejshëm i Shqipërisë, janë tregues që premtojnë ditë më të mira për viktimat e masakrave greke në Çamëri, dhe për pasardhësit e tyre.
Shënime bibliografike
*Ky version i përdorur nga Fjalori Enciklopedik Shqiptar, i përgatitur nga Akademia e Shkencave e RPSSH, Tiranë, 1985, (Zëri “Çamëria”, ff. l49-50), kundërshtohet nga të tjerët që ngulin këmbë se emri “Çamëria” vjen nga druri “çam” i gjetur në atë vend. ( Ibrahim D. Hoxha. “Intervistë” Flaka e Vëllazërimit (Shkup) 23. VI. 1991, f. 9)
1) Shtojcë e Memorandum-it. Londër 25 janar l913. Shih: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.Dokumente për Çamërinë,l9l2-l939. (Tiranë:Dituria, l999). (Përgatitur nga Dr. Kaliopi Naska) f. l0. Dokument No. 5, Arkivi Qendror i Shtetit :F.245, II . l9/
Dokumenta për Çamërinë, No. 5, ff. 8-l0 ( Shkurtimisht, AQSH-DpC )
2) Peticion dërguar Bonin Longar-it, amb. i Italisë dhe Anëtar i Konferencës së Paqes (Paris). Shih: AQSH-DpC ,F.251/44-DpC No. 31, ff. 68-9.
3) Nr. Kor. l9 AQSH/DpC F.l3l/ 21 – DpC No. 243, ff. 449-50.
4) AQSH 251/l43 -DpC No. 336, ff. 648-651.
5.Xh.Frashëri, Janinë për E.Libohova në Tiranë, Nr. 293 Res. .25 dhjetor l936 Shih: AQSH/ F.251/l08-DpC. No. 359. ff. 682-85,
Sherif Delvina. “Çamëria” në EVërteta mbi Epirin.( Tiranë: Fllad, l999) f.52
(Cituar nga Atlasi Gjeografik i Botës, v.8, f.215, zëri :Thesprotia)
Idem, f.64
Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Fjalori Enciklopedik Shqiptar (Tiranë,l980) , Zëri: “Çamëria” f..l49.
9.Delegatët e Çamërisë e Delvinës për Kryesinë e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, 28 dhjetor l912. Shih: AQSH F 241/D.II-60 – DpC No. 3, f. 2-3.
10) Përfaqësuesit e Komiteteve të Bashkuara të Shqiptarëve er Bonin Longar, amb. i Italisë dhe anëtar i Konferencës së Paqes në Paris,l921, Shih: AQSHF 251/D 44- DpC No. 31, ff. 68-9.
11) Aqif Çami e Haki Musai për MPJ në Tiranë, (Tiranë 6 dhjetor l922) Shih: AQShF 251/D.l02 – DpC No. 36, f. 76.
12) Shih: AQSH- F 251/D203–DpC- 79, ff l26-l27..
13) Vendim No.522, Tiranë 29 tetor l923. Shih: AQSH F 251/D 203 -DpC No. 85, f. l40.
14) Nr. X-2, Tiranë, 6 mars l924. Shih AQSH F 251/8-DpC No.l32, f.245.
15) Nr.B.XVI-910/I -Tiranë 12 mars l924. Shih: AQSH F 251/81-DpC No.l33, f.246
16) Nr.B. XVI-l452, Tiranë 8 maj l924, Shih: AQSH F 251/8-DpC No.l55, ff.275-277.
17) F.Ypi. ish-deputet i Follorinës për E.Venizelos, kryeministër i Greqisë,Athinë l9 janar l924. Shih: AQSH F 251/83/-DpC No.l21, ff. 121-22.
18) Nr.B. XVI-2193/XV,Tiranë 4.VIII.l924, Shih AQSH F 251/83-DpC No.l80, ff. 328-330
19) Mithat Frashëri, Athinë për MPJ në Tiranë, No. 69, 21 janar l925. Shih: AQSH.F 251/ l31-DpC No.219, ff.414-15. Gjithashtu: Nr. 751/bis Res. 2 Athinë l7 gusht l925. Shih AQSH.F251/l31/l-DpC. No. 241, ff.445-47.
20) Mithat Frashëri,Athinë për MPJ Tiranë, No. 8, Tiranë 31 gusht l925. Shih AQSH F.251/l3l/1-DpC No.241, p.445-47
21) Shih: AQSH F 251/l43- DpC No.336, ff.648-65l
22) Numri i dhënë për shqipfolësit shqiptarë në Greqi nga Panayotis Elias Dimitros është 22.736. Situation des langues minoritaire en Europe” ne Minorites en Europe (Paris.l995) f.303 ” Në rregjistrimin e vitit l951, u rregjistruan në të gjithë mbretërinë vetëm 487 myslimanë të gjuhës shqipe”Sipas Dimitri Delionati.”Between Athens and Tirana” në Emergenza Italiana (Tirana l997) cituar nga A.Kotani. Historia e popullit Cam, (Tiranë”Fllad, l999) f. 198.
23) Sh. Delvina, op. cit., f. 61
24) Proklamata Turke për banorët e Vilajetit të Janinës (Shqipëri), Prill l878. në British and Foreign State Papers (F.O.) l877078, LXIX,ll04-ll06. Cituar nga Stavro Skendi. The Albanian National Awakening, l878-l912 (Princeton U.Press:Princeton,Nj., l967) f. 40
25) S.Skendi. op. cit. f, 41
26) Universiteti Shtetëror i Tiranës. Historia e Shqipërisë, l839-1900 (Tiranë, l965) f.65
27) P. Chiara. L’Epiro, Gli Albanesi e la Lega (Palermo, l880) ff. l59-176. për tekstin e plotë. Cituar nga S.Skendi. op. cit. F. 67
28) Shih: S.Skendi, op. cit., f. 67
29)Univ. Shtetëror i Tiranës. Historia e Shqipërisë, v.II, (Tiranë,l965) f. l86.
30) Shih: S. Skendi, op. cit., f. 70.
31) Ibidem., f.74. Teksti frëngjisht është botuar në revistën Hylli i Dritës (Shkodër), III (Tetor, l922) f. 476-481.
32) The Times (London) 31 janar l879. Cituar nga S.Skendi. op. cit., f. 73, shënim 88.
33) H.B.Filati, komandant i forcave vullnetare të Çamërisë për Ismail Qemalin, Kryetar i Qeverisë së përkohshme , Vlorë. Leskovik 27 dhjetor l9l2. AQSH F 245-llI/1/1-DpC No. 3 f.1.
34)”T.T. Kryesisë së Qeverisë Provizore të Shqipërisë, AQSH F 245/II-DpC No.3,ff.2-3.
35) Dallimi në mes të shqiptarëve myslimanë dhe orthodoksë bëhet sipas parimit grek:”Pas ortodoks Elin”(Cilido orthodoks është grek), ose parimi: “Pas mi ortodoks antikristos” (Cilido që nuk është orthodoks, është anti-Krisht”. Një qëndrim i tillë solli asgjësimin e shqiptarëve myslimanë në Greqi, dhe “helenizimin” e shqiptarëve orthodoksë. Shih: Sh. Delvina, op. cit., f. 97. Ky proces helenizimi ka filluar shumë vite më parë..” Çamët janë një popull i qetë, jo agresiv, dhe bujqësor, që po helenizohen me shpejtësi” shkruante Sir Vincent Caillard në Forthnightly Review, April, l885. Cituar nga Henry Baerlein. Southern Albania (Argonaut Inc. Publishers:Chicago : l968) f. 25)
36) Msgr .L.Bumci për G.Clemenceau, Kryetar i Konferencës së Paqes në Paris. 25 korrik l9l9. AQSH F 251/79- DpC No.49, ff.93-94.
37) Hurshit Osmani, Selanik, për Ministrinë e Shqipërisë, Athinë, 24 prill l924. AQSH F 251/79- DpC No.l49, f.265.
38) Extrait des Recueil des Actes de la Conference deLausanne. I-re serie. Vol. I, P.604. Shih : DoC No.45 (Janar l923) f. 90.
39) Legata Shqiptare në Athinë për MPJ Tiranë. AQSH F 251/203- DoC No.97, 24 nëntor l923, ff. l56-l59.
40) Vendim i Këshillit të Ministrave, Tiranë No. 48, 29 nëntor l923. AQSH F 251/203-DpC No. 99, ff.l62-l63.
41) B.Blinishti, Gjenevë, për A.Zogu, Kryetar i Këshillit të Ministrave, Tiranë Nr. XA/2. 2 janar l924, AQSH F 251/8l-DpC No.ll4, ff. 205-206.
42) Nr. B, XVI.920/36. 5 janar l924 AQSH F 251/203-DpC No.ll5, ff. 207-208.
43) Nr. B. XVI/l , l3 mars l924. AQSH F 251/D8l- DpC No.l33, ff.246-247.
44) Mehdi Frashëri për MPJ Tiranë, 21 .I. l924. AQSH F 251/79- DpC No.l22,ff. 226-27.
45) Mithat Frasheri, për MPJ Tiranë No.l5 dhjetor l924. AQSH F. 251/79- DpC No. 215, ff. 406-07.
46) M.Frashëri, Athinë për Eric Colban, Drejtor i Seksionit për Pakicat, LeK. Gjenevë, l8 gusht l925. AQSH F 251/ l3l/l – DpC No.240, ff. 443-44.
47) Vendim i Mbledhjes së Përgjithshme të Komisionit Mikst,Athinë. l4 mars l924. AQSH F 251/81- DpC No.l34, f. 247.
48) Zyra Shqiptare e Shtypit, Tiranë për Agjensitë e Huaja,Tiranë. Nr. B.XVI.2214, 25 korrik l924. AQSH F 251/80-DpC No.l73, ff. 318-320.
49) Për hollësi më të gjera shih: Journal Officiel de la S.d.N., Septembre l925, ff. ll8 e vazhdon, dhe Novembre l925, ff l682-83.
50) Tiranë ,shtator l924. AQSH F.251./80.- DpC ,No. 200, ff. 379-81
51) Margëllëç, 30 tetor l924. AQSH F251/212, DpC.No 205,f.f. 388-390
52) Pera 22 nëntor l924. AQSH F 251/82- DpC. No. 208-.ff. 394-95
53) Nr. 115, (Athinë) 29<=”” p=””>
54) Nr. 742, Athinë, l2 qershor l925, AQSH F.25l/l3l- DpC.No.234, ff.432-33.
55) Nr. 751 bis Res. 2 Athinë, l7 qershor l925. AQSH F.251/l30- DpC.236, ff. 437-38
56) Telegram, (Tiranë) l6 nëntor l925. AQSH F. 251/l31-2 – DpC. No.249, ff. 457-58
57) Nr. 23, <‘Tepre importente’, Athinë, 5 janar l926. AQSH F 251/ll9- DpC. No/ 256. ff. 465-66
58) Athinë, l3 shkurt l926 AQSH F 251/ll9- DpC 265, ff. 507-08.
59) Athinë, l9 shkurt l926. AQSH F 251/ll9- DpC No. 267, ff. 510-11
60) Nr. 601,Athinë, 22 mars l926. AQSH F 251/ll9 – DpC 273 , ff.5l8-19
61) Nr.32/IV Rez. Korfuz, 28 dhjetor l927 AQSH F 251/l30- DpC No.290, ff. 540-42
62) (Tiranë l mars l928) AQSH F 251/40- DpC 297, ff. 664-66.
63) Fletorja Zyrtare, l9 shtator l931, No. 63, f. l.
64) 9 korrik l933. AQSH F 251/55 – DpC. No. 327 ff. 636-37. (Ligji grek Nr . 735, datë l5 qershor 1933)
65) Nr. A. l63 Janinë 9 gusht l933. AQSH F 251/l79- DpC. Nr. 328, ff. 637-38
66) Filat l0 dhjetor l934. AQSH F. 251/l43- DpC. No.336, ff. 648-650.
67) Ibidem
68) Nr. 129 Rezervate, Janinë, 20 maj l936, AQSHF 251/l64- DpC 351, ff.669-671
69) N. l70/4 Res. (Zyrës sekrete) Gjirokastër, 25 maj l936. AQSH F. 25l/264,- DpC. No. 352, f. 672.
70) Nr. 601, Tiranë, l3 qershor l936. AQSH, F 251/ l64,-DpC.Nr. 353, f. 673
71) Nr. 165 Tiranë, 24 nëntor l936. AQSH F 251/l64- DpC.Nr. 356, ff. 676-681.
72) Nr. 19 Rez. Janinë, 28 qershor l938, AQSH F 251/l06- DpC. Nr. 325. ff. 709-11.
73) Nr.1/V Rez. Janinë, 27 shkurt l939. AQSH F 151/l25- DpC Nr. 391, f. 716.
74) B.P. Papadakis. Histoire Diplomatique de la Question Nord-Epirote (l912-l957), (Athenes: Impr. J.Alevropoulos, l958) f. 159
75) Ambassador MacVeagh Reports, Greece, l933-l947. Redaktuar nga John.O Iatrides. (Princeton University Press: Princeton, New Jersey, l980) f. l0 (Tani e mbrapa :MacVeagh Reports)
76) MacVeagh Reports f. 94.
77) R.Pobrati “Thellohen pasojat e shpërnguljes çame” Republika (Tiranë) l4 gusht l994, f. 3 “Diskriminimi u shtri edhe në fushën fetare. Kleri mysliman, myftinjtë, nuk zgjidheshin nga populli, në bazë të një marrëveshjeje që ishte bërë në mes të Turqisë dhe Greqisë në vitin l913 (1914? ) por caktoheshin nga autoritetet greke në bazë të preferencave të tyre”. (R.Pobrati) Këto “preferenca” ishin elemente që nxitnin shqiptarët të emigrojnë në Turqi.
78) idem.f. 3
79) Nr. 289- Rez. Janinë, 21 dhjetor l936, AQSH F 251/l08 – DpC. Nr. 358, f. 682
80) Nr. 129 Rezervate, Janinë, 20 maj l936. AQSH F. 251-l64/ DpC.351, ff.669-671. (Theksi im. SR)
81) MacVeagh Reports 6 mars l939. f. l56
82) Idem, l7 prill l939, f. l58
83) The New York Times (New York), 9 prill l939, f. 4A
84) Nuchi Kotte. L’Albanie et la Question des Frontieres en Grece (these de doctorat) (Paris:Lavergne,Imp., l946) f. l67, shënim l.
85) Livre Blanc Hellenique, No. 89, p. 63. Cituar në Nuchi Kotte, ibidem. shënim l .
86) Bernd J. Fischer. Albania at War, l939-l945 ( l999).(W.Lafayette: Purdue University Press, l999) f.43
87) idem, f. 488)MacVeagh Papersl3 gusht l940, f. 213.
89) idem, f. 214.
90) MacVeagh Papers( 22 gusht l940) f. 217. (Theksi im, S.R.)
91) idem. Thonjëzat për “Qeveria Shqiptare” janë në origjinal.
92) Ibidem. F. 218 (Theksi im.S.R.)
93) Ibidem, f. 219.
94) Sipas raporteve greke, çamët ” ishin të kënaqur me kujdesin atëror të rregjimit grek.” B.J.Fischer, op. cit., f. 74. Studjues amerikanë janë të mendimit, se në përgjithësi, trajtimi i çamëve në Greqi ka qenë “për t’u vajtuar” (deplorable). Shih: Robert Lee Wolf. The Balkans in Our Times ( Norton:New York, l967) f. l48 (Theksi im.SR)
95) Dekreti Mbretëror No. l94, Fletorja Zyrtare No. 93, l0 qershor l940, f.l47..
96) J.Fischer. op. cit., f. 27 (Theksi im.SR)
Ditari i Conte Ciano-s,l935-l943, ff.64-65. Cituar nga B.J.Fischer, op. cit. f27 “Përjashtimet” janë Xhafer Ypi, ish kryeministër, dhe Kryepeshkopi orthodox i Shqipërisë,Visarion.
97) WO 208/62 War Office Report on Albania, Armed Forces. Shih në: B.J.Fischer, op. cit. f. f.78. Gjithashtu: MacVeagh Reports l9 nëntor l940, f. 251
98) B.J.Fischer, op. cit., f. 79
99) Idem, f. 82
100) Miranda Vickers, The Albanians, A Modern History (London: I.B. Taurus, l997) f. l4l, Note l (PRO.F.O. 371/37144, XC l96634, 27/IX/43)
101) FO 371/29712 R 442/149/90 Athens, Palairet, 21 December l940. Shih: B.J.Fischer, op. cit., f 80.
102) Mac Veagh Reports, datë l9 nëntor l940, f. 25l.
103) Letra datë 22 nëntor l940. Për hollësi më të mëdha shih: Hitler e Mussolini: Lettere e Documenti (Milano: Rizzoli, l946) ff. ll-l9; gjithashtu <: Ditaret e Conte Ciano-s.
104) N. Kotte. op. cit. f. l69, shënim 2
105) A. Kotini, op. cit., f. 326
106) MacVeagh Reports20 dhjetor l940, f. 265. Shënim: “Zyrtari” të cilit i referohet Ambasadori amerikan, duhet të ketë qenë Frederik Nosi, me ndërmjetësinë e Laird Archer, kryetar i Near East Foundation
107) N. Kotte. op. cit. ff l78-79
108) MacVeagh Reports, 29 dhjetor l940,
109) Idem, f. 109
110) Yannis G, Sarras. Historia e Trevës së Gumenicës (Athinë, l985), f. 604. Cituar nga A.Kotini, op.cit.
111) Idem, f. 605
112) Fletorja “Çamëria” (Tiranë) l5-l6 tetor l99l, f.1
113) B.J.Fischer, op. cit., f. 83. (Theksi im. S.R)
114) B.J.Fischer, op. cit., f 169
115) Mark Mazower. Inside Hitler’s Greece. The Experience of Occupation, l94l-44 (Yale University Press: New Haven,London, 1993) f. 323
116) Idem, f. 329-30.
117) F.O.Files, London,UK.,371/43674, R. 224/9 Biographical notes on ‘General Zervas’ 2 jan.l944, f. l42. Shih: M.Mazower, op.cit., f. 330
“Me fillimin e luftës civile, dokumentet gjermane nuk lënë asnjë dyshim se Zervas ka bërë një armëpushim të fshehtë për disa muaj të cilin e ka gjykuar, krejtësisht në mënyrë të gabuar, se nuk ishte në kundërshtim me detyrimet e tij kundrejt Aleatëve.” C.M.Woodhouse. The Struggle for Greece, l941-44. (Hart-Davis, MacGibbon: London, l976) f. 59
118) Mac Veagh Reports, 25 maj l944f. 527
119) MacVeagh Reports f. 529
120) C.W.Woodhouse.”The Revolution in Its Historical Context” në Greece Under Military Rule, R.Clogg and G.Yannopoulos Eds. (Basic Books Inc. Publ.: New York, l972), f. Shih edhe: “pothuajse asnjë nacionalist grek kishte filluar rezistencën, me përjashtim të Zervas që e bëri me nxitjen e britanikëve.” C.W.Woodhouse. The Struggle for Greece,l941-l949.<=”” p=””>
121) Dr.Beqir Meta.”Çështja çame” në Rilindja, 4.nëntor l995, f.6
122) MacVeagh Reports ff 613-14
123) Idem, f. 533.
124) MacVeagh Reports September ll, l944. Iatrides, f. 597
125) K.D.Kentrotis. “Die Frage des muslimanischen Tchamen,” Balkan Studies (l992) f. 293
“Në Epir, Zervas e përfundoi problemin e çamëve në një mënyrë drastike, sepse mjaft nga ata kishin bashkëpunuar me okupatorin. Ai i hodhi jashtë Greqisë me forcë dhe i dërgoi në Shqipëri.” C.W.Woodhouse. The Struggle for Greece, f. 101
126) M.Mazower, op. cit., f. 374. Këtu duhet shtuar se në asnjë vend nuk zihen me gojë shqiptarët e Çamërisë si bashkëpunëtorë të gjermanëve, ose si dëmtues të popullsisë lokale greke.
127) A.Shehu. “Tragjedia çame” Rilindja (Svicer) 4 korrik l994, f. l3
128) M.Mazower, op. cit., f. l33
129) MacVeagh Papers, f. 394 dhe 5l3.
130) Idem, f. 513 dhe 5l9. “Gjenerali (britanik) Scobienuk s’do të lejojë asnjë perpjekje, nga cilado njësi ushtarake qoftë ne komandën e tij të marrë ligjin në duart e tyre.” (Shënim No. l4)
131) Ibidem. p. 709
132) B.J.Fischer, op. cit., f. 81. “Qartazi, grekët ishin shumë të kujdesshëm që shqiptarët jo-grekë të mos kishin të bënin fare me perzënien e italianëve nga Shqipëria e Jugut. Ndoshta, grekët ishin tepër të shqetësuar për efektet politike afat-gjatë, që mund të shfrytëzonin konsideratat ushtarake (pjesëmarrjes shqiptare) të periudhës së luftës.”
133) H. Minga. “Çamëria. Ndihmesa në Luftën Anti-fashiste” KUMTESË, në Çamëria 24 janar l995, f.6.
134) Dok. gjerman . Dos J-47, T 314, bob.1458, No.dok. 59644/4. Poza 000462/sek. Shih: H. Minga. op. cit.p. 6
135) Sh. Delvina. E Vërteta mbi Epirin, f. 57
136) Dok. Gjerman, T 314, bob. 673, No. 59643/8 poza 000265. Shih: H.Minga, op. cit., f. 6
137) M.Mazower, op. cit. f. 472
138) Dok.gjerman. D J-63- T 501-258,poza 000503. Shih: H.Minga. op.cit. p.6
139) Dok. gjerman T 314-1458. Shih: A.Kotini. op. cit. f. 173
140) Dok. gjerman 000 461 (Mikrofilm) Feldkomandatura No. l032. Shih A.Kotini.op. cit. f.l74
141) Dok. gjerman. 000 462 (Mikrofilm) 27 shkurt l944. Shih: A.Kotini. op.cit.f.l75. Dokumenti është firmuar nga Majori von Stort. Komanda Eprore e Greqisë.
142)”Gjenerali Zervas jo vetëm që largoi bashkëpunëtorët nazistë nga Çamëria siç kishte kërkuar, por ai e spastroi atë më vonë nga banorët shqiptarë me një zell dhe metoda të tilla që vetëm ballkanasit mund t’i kuptojnë.” (C.M.Woodhouse) Cituar nga Sokol Shameti. “Çamët, refugjatët e fundit të luftës,”Illyria (New York).#991, 15-18 shtator 2000, f.22.
143) Sh. Delvina. op. cit., f. 72
144) A. Kotini. op. cit., f. 13
145) A.Shehu. “Tragjedia çame” Rilindja, (Svicer) 6 korrik l994, f. 12
146) William H.McNeill. The Greek Dilemma-War and Aftermath (London, l947) f. 201
147) “Epiri. Vendi, universalizmi grek dhe nacionalizmi shqiptar. Athinë, l992. Cituar nga Sh. Delvina. op. cit. ff. 72-73. Shënim: Autori amerikan, Edgar O’ Balance sqaron: “Koloneli Zervas sulmoi çamët, një pakicë myslimane në Greqi, e cila ishte e nxitur dhe e armatosur që të ndiqte guerrilat greke në Epir. Ata nuk treguan ndonjë agresivitet ose entuziazëm për luftë, por krijuan më shumë një efekt irritues. Zervas i dëboi ata nga zona e Epirit, dhe çamët gjetën strehim pertej kufirit në Shqipëri.” The Greek Civil War, l944-l949 (F.A. Praeger: New York, Washington, l966) f. 76 (Theksi im.S.R.)
148) “Nga Tregimet e 75 vjeçares Myrvete Shehu.” Illyria,(New York) # 971, l5-l8 shtator 2000, f. 23
149) Dëshmi nga Behije Memko (Rexhepi) Shih: A. Kotini , op. cit. f.l5l.
150) Foreign Relations of the United States (FRUS) l944, v. III, Albania, f 285. Tel. Acting Secretary Stettinius to Mr. A.C.Kirk, Komanda Aleate e Mesdheut.
151) FRUS, v. VIII, Albania, f. 320. (Theksi im. SR)
152) Idem, Note 23.
153) P. Kalaja. “Pjesëmarrja aktive e Shqiptarëve të Çamërisë” Rilindja, (Svicer) 8 maj l995, f. 10.
154) A. Kotini, op. cit. f.
155) P.Kalaja, op. cit., f. 10. (Shënim: Unë kam pase fatin e mirë (ose të keq) të takoj Z. Rexhe Plaku në kampet e punës së detyruar komuniste gjatë viteve l954-55, dhe kam zhvilluar bisedime mjaft interesante me këtë burrë të fortë, zakonisht të heshtur, dhe dinjitoz që vuante burgimin e rëndë për akuza të pathemelta vetëm, sepse nuk pranonte vijën politike të Qeverisë komuniste të Tiranës, dhe e thonte haptazi dhe pa frikë. Çamëria për Z. Plaku ishte një plagë e hapur dhe e thellë. Ai vuante gjithashtu edhe nga kompleksi i “fajit” dhe pyeste veten vazhdimisht nëse kishte bërë mjaft për të. Sami Repishti)
156) FRUS , l945, v. II, Greece, f. 1061 (1)
157) R.Pobrati. në Republika (Tiranë) 15
158) M.Mazower, op.cit. f. 375-376.(Theksi im. S.R.) Sir R. Leeper, ambasadori britanik në Athinë, është tronditur nga një trajtim i tillë, dhe në një rast të veçantë ka deklaruar:’ padyshim edhe kur individët punuan mirë për kauzën aleate, ata megjithatë u akuzuan për krime kundër kodit penal grek'” M.Mazower, idem, f. 375. Me marrëveshjen e Caserta-s (Itali) te 26 shtatorit l944, “Batalionet e Sigurimit” u denoncuan si ‘vegla të okupatorit’ dhe do të trajtoheshin si “formacione (ushtarake) armiqësore” dhe prandaj duhej të “dorëzoheshin “pranë autoriteteve të Qeverisë së re në Athinë. Megjithatë, ata nuk u dënuan nga ‘gjykatat kompetente’ greke. Përkundrazi, veprimtaria e tyre ‘ u rishqyrtua sa për të thënë’, para se të ripunësoheshin në Rojën Kombëtare (National Guard), dhe në vitet l967-74 atyre iu njoh e drejta e pensionit, nga qeveria pro-fashiste e diktaturës së kolonelëve.’
Nga fundi i vitit l945, janë dënuar nga “gjyqet kompetente’ greke dhjetë herë më shumë “andartë’ (luftëtarë të ELAS-it) si bashkëpunëtorë të fashizmit. Vetëm vitet e fundit, ish-luftëtarët anti-fashistë janë njohur zyrtarisht nga ‘shteti’. Për hollësi më të gjëra lexo: M.Mazower, op. cit., ff. 355-377.
159) K.D. Kentrotis, op. cit . f 294
160) M.Vickers, op. cit., f. 208. “Problemi i pronave (çame ) në Greqi është paraqitur para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) nga qeveria shqiptare, me qëllim që të sigurohet një lloj kompensimi për ish-pronarët çamë, por pa ndonjë rezultat.”
Në një intervistë me gazetarët në Tiranë, kryeministri grek Mitsotakis deklaroi se “çamët mund t’i shpërblejmë për pronat e tyre, por ata i kemi përzënë si bashkëpunëtorë të gjermanëve, e në bazë të dokumentave ndërkombëtareata janë kriminelë lufte” Ndërsa Zonja Tsuderos, nën-Ministre e P.të jashtme të Greqisë shtoi, ” Për pasuritë e çamëve do të veprohet sipas ligjeve greke, me përjashtim të atyre që bashkëpunuan me armikunÇamët ikën vetë, nuk i dëboi njeri” tha ajo, duke kundërshtuar kryeministrin e saj. A.Shehu.”Tragjedi që shënon dy shekuj histori”, Rilindja (Svicer) 6 .VII.l994, f. 13.
“Dëbimi me dhunë” është sot subjekt i së drejtës ndërkombëtare dhe konsiderohet i papranueshëm. Si rrjedhim, justifikon “të drejtën e kthimit në atdhe”.(Theksi im.S.R.)
161) Çamëria, Vatra Amtare, Tiranë, 28 mars l99l, f. L

Comments are closed.