Jan 09

Bakllavaja e traditës çame

Përbërësit:

  • 5 vezë – 1 e plotë dhe 4 të kuqtë
  • 1 gotë vaj
  • 1 gotë qumësht
  • 1 lugë të mesme sheqer
  • 1 maje thike kripë
  • Rreth 500 gr miell
  • Rreth 400 gr arra të qëruara e të coptuara
  • 200 – 300 gr gjalpë

Përbërësit e sherbetit:

  • 2 kavanoza të mëdha me sheqer rreth 1.2 kg
  • 2 kavanoza të mëdha me ujë.

Udhëzimet:

Bakllava është njëra nga ëmbëlsirat tradicionale të kuzhinës çame. Ndonëse bakllava ka prejardhje turke, përgatitja e saj është një trashëgimi e vogël që përcillet prej gjeneratës në gjeneratë edhe te ne. Ka disa mënyra të bëhet bakllava, në formën e renditjes së petëve apo edhe të përmbajtjes.

Për të përgatitur bakllavën, së pari duhet ta përgatisni brumin. Brumi është i përbërë nga vezët, vaji, qumështi dhe mielli. Kjo përzierje lihet e mbuluar me pecetë kuzhine për 1-2 orë.
Pastaj ky brum merret dhe ndahet në 50 kuleqë, të vegjël (sa e kuqja e vezës).

Merren nga 10 kuleqë dhe të hollohen një nga një me nisheste. Pastaj merren që të 10 kuleqët dhe ndërmjet u vihet nga pak nisheste. Të gjitha së bashku hollohen sa tepsia. Këtë veprim e përsëritni pra 5 herë, derisa t’i radhitni kështu 50 kuleqët e bërë. Dy nga petët e holluara shtrihen në tepsi, vihen arrat e coptuara dhe sipri vihen tri petët e tjera. Pasi që të vihen të gjitha petët, bakllava prehet në copëza të pjerrëta. Pasi të prehet bakllava, ngadalë ia vini përsipëri gjalpën e shkrirë.

Futeni në furrë të ngrohtë dhe e piqni për 2-3 orë në 150 C.

Sherbeti i Bakllaves:

Të vlohet uji rreth 30 minuta derisa të trashet sherbeti. Bakllava duhet të jetë e ftohtë kur përvlohet me sherbetin e nxehtë. Përfundimisht e lini të ftohet për t’u servuar.